Kryemadhi takim me banorët në Poliçan, Skrapar dhe në Urën Vajgurore, prezanton kandidatët për deputetë

13 Mars 2021, 10:22| Përditesimi: 13 Mars 2021, 16:50

  • Share

Kur mbeten vetëm pak ditë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar disa takime me banorët e Skraparit, në Poliçan si dhe në Urën Vajgurore. Kryetarja e LSI-së po ashtu ka prezantuar edhe kandidatët për deputetët në këto zona.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Skrapar, nga ku prezantoi edhe kandidatin për deputet në këtë zonë, Bledar Nonajn. Kryemadhi në fjalën e saj theksoi se LSI është e fokusuar në programet për të rinjtë dhe se kanë shumë sfida të mëdha para që kanë të bëjnë me zhvillimin e ekonomik të zonës.

‘LSI është fokusuar në programe për të rinjtë. Kemi ende shumë punë për të bërë në Skrapar. Kemi sfida të mëdha që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të zonës. Duhet të hartojmë bashkarisht një plan punë, një infrastrukturë që të mundësojë krijimin e vendeve të punës me një pagë me të mirëpaguar. Kështu që unë jam e bindur që sikurse ka qenë gjithmonë LSI forcë e parë në Skrapar për shkak të asaj që ka përfaqësuar, për shkak të atij që e ka krijuar, ashtu ka për të qenë përsëri, sepse edhe Blenardi, edhe Arditi por edhe shumë të tjerë, që janë pjesë e listës së LSI-së këtu, nuk kanë të bëjnë thjesht me logon e LSI-së, por me atë se çfarë Skrapari, Berati, Poliçani kanë nevojë. Për të rikthyer Kombinatin në punë, sepse vetë qyteti i Poliçanit është ngritur në funksion të asaj uzine.’- tha Kryemadhi.

 

Ora 16:42
Kryemadhi prezanton kandidatin për deputet në Urën Vajgurore: Duhen subvencione për fermerët

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka prezantuar ditën e sotme në Urën Vajgurore kandidatin për deputet, Shkëlqim Tafaj. Kandidati vjen nga radhët e blegtorisë, por në përgjithësi Kryemadhi thotë se ndihet mungesa e subvencioneve dhe infrastrukturës edhe në bujqësi.

Kryemadhi thekson se LSI ka menduar për blegtorët e bujqit, duke i subvencionuar për të rritur prodhimin në mënyrë që të krijohen hapësira për sa më shumë vende pune.

‘Shkëlqim të falënderojmë shumë, në fakt je në një sferë siç është blegtoria, veteriner, mjek dhe në kuadrin e kësaj je një nga njerëzit që ndjen më shumë mungesën e investimit ose mungesën e subvencioneve që qeveria ka në blegtori por si në blegtori ashtu dhe në bujqësi. Zona e Urës Vjagurore është një zonë që ka det me sera thatë ju.  Atë që kemi diskutuar dhe më para që i gjithë qarku i Beratin ka eksport të prodhimeve dhe ka pasur një sasi shumë të madhe  ashtu siç ka dhe sipërfaqe shumë të mëdha me sera.

Në ekipin fitues të Beratit ti vërtet je pjesë që i bashkohesh nga struktura e Kutallisë por bashkë dhe me Lefterin që njihemi që në themelimin e LSI jam e bindur që do të jetë një përmbysje. Dhe pse në aspektin po themi të infrastrukturës politike, njerëzit këtu janë gjithë kohës në punë, janë të angazhuar, e kanë gjithë kohës të vështirë të merren me politikë por mungesa e vëmendjes nga shteti, është ajo që ndihet ditë për ditë.  Ndihet të mungesa e subvencionit, ndihet te mungesa e  infrastrukturës për bujqësinë, ndihet te çmimi i lartë i naftës për ta, ndihet te çmimet  larta të pesticideve, ndihet te vaksinat që bëhen te gjëja e gjallë.

Ne kur themi Made in Albania, theksojmë që kemi nevojë për produktet tona të cilat janë bio të kontrolluara, ndihmojmë njëri tjetrin sepse në njëfarë mënyre edhe prodhojmë shqip, edhe konsumojmë shqip dhe lëvizim paranë në mënyrë të tillë që të mos kemi nevojë të fuqizojmë tregun dhe importet e huaja që nuk e dimë se cfarë hamë por të fuqizojmë sa më shumë bizneset tona, njerëzit tanë, fermerët tanë, në mënyrë t tillë që të kemi sa më shumë mundësi.’- tha Kryemadhi.

 

Ora 13:25
Kryemadhi takim me banorët në Poliçan, prezanton kandidaten për deputete: S’kemi pse të importojmë fishekzjarrë nga Kina, mund të prodhojmë këtu

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët në zonën e Poliçanit, ku ka prezantuar edhe kandidaten për deputete Esmeralda Hoxhën.

Kryemadhi tha se duhet të kemi një strategji, një plan zhvillimi për zonën që njerëzit të mos shikojnë thjesht gjëra për të shkatërruar natyrën dhe për tu ushqyer, por për të prodhuar gjëra të mira, për të krijuar vende pune, për të eksportuar.

Madje kryetarja e LSI-së tha se s’kemi pse të importojmë fishekzjarrë nga Kina, kur ne mund të prodhojmë vetë këtu.

‘Ndaj dhe ne duhet të kemi në strategji, një plan zhvillimi për zonën që njerëzit të mos shikojnë thjesht gjëra për të shkatërruar natyrën dhe për tu ushqyer, por për të prodhuar gjëra të mira, për të krijuar vende pune, për të eksportuar. S’kemi pse të importojmë fishekzjarrë nga Kina, kur ne mund të prodhojmë vetë këtu.  Vendosja në punë e Kombinatit do të krijojë edhe mundësinë e zgjerimit të rrugës, hapjes së infrastrukturës, krijimit të shumë gjërave të tjera që e zhvillojmë më shumë zonën.  Ndaj ne duhet të bashkojmë të gjithë energjinë, të gjithë pozitivitetin. Nëse në Tiranë votat merrem me media, në Skrapar dhe në Poliçan votat merren duke i takuar njerëzit, duke i respektuar ata dhe shanset dhe mundësitë janë pa fund. Kontakti juaj, lidhja juaj njerëzore dhe përfaqësimi që ju do ti bëni gjithë qarkut të Beratit do të jetë suprizues për të gjithë.’- tha Kryemadhi.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/03/2021 03:17

    C'dreqin fabrike fishekzjarresh kerkon te ndertosh moj idiote,apo te shkaktosh nje /Gerdec/ te dyte,e ke idene sa e rrezikshme eshte kjo lloj industrie ??!!!

    Përgjigju
  • tosi: 13/03/2021 16:20

    Na duhen fushekzjarre kur te inagurojme ne Jale manastirin e Nafije dybekut ku do ngujohen sharebajgat e leshelise pas 25 prillit kur leshelija te shkoje per skrap.

    Përgjigju
  • tosi: 13/03/2021 16:18

    Na duhen fishe

    Përgjigju
  • Like: 13/03/2021 10:45

    Vazhdoni te genjeni ti mona surrat kali per te vjedhur akoma popullin. Vendi jot eshte vetem burgu

    Përgjigju
    • robi: 13/03/2021 19:49

      Ky Ardit Cela hajduti i postes shqiptare kerkon pushtet. Kurre nje hajdut i leshelise ne parlament

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?