Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët mysliman që nisën sot muajin e Ramzanit. Me një shënim në Facebook, Kryemadhi i uron besimtarëve agjërim të lehtë, ndërsa shkruan se muaji i Ramazanit rrit forcën e çdonjërit për përballimin me sukses të sfidave.
"Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë ju, të dashur motra e vëllezër besimtarë myslimanë.
Muaji i Shenjtë i Ramazanit që nisi sot, është muaj i faljes dhe mirëkuptimit, i cili afron njerëzit më shumë me krijuesin, lartëson vlerat më të mira dhe rrit forcën e çdonjërit për përballimin me sukses të sfidave që përballemi në familje, në shoqëri dhe në Shqipëri. Paqja dhe mirësia qoftë në zemrat dhe shtëpitë e çdo shqiptari!", shkruan Kryemadhi.
Lajmi kryesor: