Më tone të zbutura dhe bindëse për një fitore të opozitës së bashkuar u shfaq në daljen e saj të rradhës para gazetareve Monika Kryemadhi. Këtë të fundit sipas kryetares së LSI e bashkon vetëm 1 arsye: Rrëzimi i Qeverisë dhe ardhja në pushtet.
Dilema më e madhe për opozitarët është dakordësimi mes tyre për përcaktimin e formacionit në garën elektorale, dhe Kryemadhi pranon se Opozita e Bashkuar nuk po ecën me ritmin e duhur, por sipas saj kjo është cështja e fundit që shqetëson qytetarët.
Gjatë konferencës me gazetarët, Kryemadhi njoftoi edhe një tjetër hap të rëndësishëm të LSI për të zyrtarizuar kandidatët e saj. Të shtunën, anëtarësia e do të votojëpër delegatët për Konventën Kombëtare, e cila do të mblidhet në dhjetor për të përcaktuar listën finale të kandidatëve për deputetë.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli u pyet sot edhe në lidhje me akuzat në drejtim të Lulzim Bashës për përfshirjen e tij në hetimet për krime lufte në Kosovë.
"Unë jam e bindur që Basha ka qenë shumë i qartë dhe e ka sqaruar pozicionin e tij në deklaratat që kanë të bëjnë në lidhje me akuzat e Ramës. Qëndrimi i LSI dhe i imi personal vazhdon të jetë i njëjtë, pa ndryshim. Lufta e UÇK-së është e drejtë e një populli për lirinë, e cila ka sakrifica sublime e djemve e vajzave të Kosovës dhe përballë gjenocidit dhe krimeve të Millosheviçit dhe gjithë onturazhit të tij, ushtarak dhe politik është e patjetërsueshme dhe ta kthesh atë siç po duan ta ta risjellin tani në jetën politike tonën. Unë dua të shpreh jo vetëm besimin e plotë për udhëheqësit e kësaj lufte dhe përkrahjen time dhe LSI-së dhe jam e bindur që do ta ftitojnë betejën me mekanizmat antishqiptarë që për hirë të së vërtetës kanë nisur të rilulëzojnë në rajon, megjithatë si çdo sfidë tjetër kur ne të gjithë bëhemi bashkë edhe kjo sfidë do kalojë edhe pse do të ketë dhimbjet e veta. Ajo që dua të theksoj është tërheqja e vëmendjes, për tu marrë me gjera që nuk i takojnë politikës shqiptare. Politikës shqiptare i takon të merret me situatën në të cilën gjenden sot shqiptarët me mungesën e punës, shpresës ekonomisë në xhepat e shqiptarëve. Rihapja e një debati të tillë është vetëm tërheqje e vëmendjes nga përgjegjësia, premtimet që nuk janë mbajtur asnjëherë, shfokusimin hallet e përditshme, të dëshirës së të rinjve dhe të rejave që duan të ikin se nuk kanë asnjë shpresë. Një kryeministër që merret me një gjë që nuk ekziston. Në fakt duhet të merret me rimbursimin e ilaçeve të Covid, duhet të merret me krijimin e pavioneve në çdo spital rajonal për tu krijuar mundësinë çdo shqiptari të marrë shërbim. Të bëjë testime në masë që të izolohen rastet, dhe më pas të gjurmohen në mënyrë të tillë për të zhvilluar jetën normalisht edhe pse jemi në pandemi. Prandaj them që çështja e këtyre akuzave nuk është gjë tjetër veç largim vëmendje, që Rama është munduar ta bëjë sa herë ka pasur probleme, për të larguar vëmendjen nga varfëria apo nga mosmbajtja e premtimeve. Basha ka qenë shumë i qartë në sqarimet e tij", tha Kryemadhi.
Kryemadhi beson se asgjë mund të përçajë frontin opozitar në zgjedhjet e 2021, madje as partitë e reja politike.
Duke folur në një deklaratë nga selia e LSI-së, Kryemadhi u shpreh se partitë e reja mund të përçajnë vetëm mazhorancën.
"Sot çdo strukturë politike që sjell diçka të re dhe angazhon njerëz të rinj dhe që është i qartë në politikat e veta kundër këtij uzurpimi që i është bërë Shqipërisë nuk ja ul kredibilitetin. Nëse forcat e reja politike do jenë vetëm si mekanizma për të përçarë opozitën, qytetarët janë të zgjuar. Kjo do të përçajë mazhorancën dhe do të vjedhë vota nga PS" - tha Kryemadhi.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, u pyet edhe në lidhje me atë që forca e saj politike pretendon, se shumë anëtarë të PS-së po i bashkohen forcës politike që ajo drejton.
Kryemadhi u përgjigj se kjo është një gjë natyrale pas LSI është forcë e majtë, edhe pse u kujdes të thoshte se opozita nuk është një bashkim ideologjik por largimi i kësaj Qeverie.
"Ajo që dua të theksoj është se shumë socialistë po i bashkohen LSI, kjo është natyrale. Këtu nuk ka çështje ideologjik por mbijetese përballë kësaj situate kaosi dhe varfëria. Por po shikojmë politikat e Rilindjes janë politikat me ekstremisht të djathta.
Sot politikat e koncesionit të Rilindjes janë ekstrem të djathta dhe nuk i përfaqësojnë aspiratat e socialistëve.
Socialistët ndihen të lirë dhe në vetvete në LSI. LSI, duke qenë parti e të rinjve dhe të reja, është parti e majtë. Përveç kësaj, vetë hartimi i politikave të LSI kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe në impaktin e drejtpërdrejtë në buxhetin e qytetarëve.
Opozitën e bashkuar nuk e kanë bashkuar ideologjitë por një çlirimi nga sekti i Rilindjes me në krye Ramën dhe cclirimi i ekonomisë shqiptare nga një grup i vogël njerëzish që po e shfrytëzon atë më çdo ditë shumë", tha kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Në një deklaratë për gazetarët nga selia e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se më datë 21 nëntor do të fillojnë zgjedhjet në parti për strukturat e reja drejtuese.
Ajo u shpreh se është ndërtuar aplikacioni online ku do të bëhet dhe votimi online për delegatët.
"Një javë e rëndësishme për LSI, më 21 nëntor do të kemi zgjedhjet në parti. Kemi krijuar aplikacionin për votimin online për delegatët. Pas këtyre zgjedhjeve që do të jenë shembuj, jemi forca e parë politike që kemi futur provcesin një anëtar 1 votë që në 2004 për kryetarin e Partisë. Marr rastin të përsëris thirrjen për të rinjtë që të përfshihen në LSI dhe në fokusin e këtyre të rinjve. Përfshirja e të rinjve do të ishte shpresa më e madhe, përfshirja e të rinjve në politikë. Një nga pikat kryesore, LSI është partia e të gjithë atyre që duan të kontribuojnë. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për përfshirjen e intelektualëve në Shqipëri. E di që janë të zhgënjyer me politikën. Perfshirja i vetmi ilaç për ta detyruar klasën politike për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë. Kryeministri nuk krijoi dot 300 mijë vende pune para pandemisë si mund t'i krijojë tani. Premtoi një shëndetësi falas që sot nuk është falas por është më e shtre njta" - tha Kryemadhi.
E moj Munika e. Si mi nderron modelet e xhaketave. Ne 25 prill do marresh vota plot opingen e sheros. Vilen me 11 banjo e ke. Per ca te te votojme te shtosh dhe dy banjo te tjera?? Populli shqiptar eshte i vuajtur por i mencur. Vazhdo lehjen Munika se ne 25 Prill ta tregon populli me vote. Poshte hajdutet
PërgjigjuO ti jarebi shkofsh ne te semes moj Nafije Dybeku i leshitlikes. Edi Rama qe te del ne enderr 3 here ne nate me 25 prill mer mandatin e trete. Ti bashke me Kejdi dhembcakallen ne koshin e plehrave te historise
PërgjigjuO TË MJERËT SHQIPTAR DHE SA KOH DO TA MBANI KTË PALAÇO QELBËSIR EDEPSËZE BUÇEN MONIKA FSHATAREN ORDINERE QË TË JET NË POLITIK PËR TË ZEZËN TUAJ. KJO FUNDËRRIN FSHATARE SËBASHKU ME BURECIN ESAJ HAJDUZIN ILIR MUTI JU KAN NXIR JETËN E KJO VAZHDON NË POLITIK ME VOTËN TUAJ O DIT ZINJ. E GĒZOFSHI O SHQIPTAR.
Përgjigjuoh cna e shpifi kjo Nafije dybeku i leshitlikes me keto flegrat e kalit ne hunde,,,,
PërgjigjuO Doktoresha horoskopike, leshelike, babaxhike, po si se mbylle ate goje o tu mbyllte e mendjes jarebi, po rrace e poshter paske qene, o te rafte covid 19 tek flegrat e hundes se kalit.