Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së

Politikë
Top 24

Kryemadhin s'e “trembin” numrat, 'thumbon' Ramën nga Jala: S’na kopjoni dot, të rinjtë e LRI debatojnë ditë e natë

20 Gusht 2018, 17:42| Përditesimi: 20 Gusht 2018, 18:25

  • Share

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka njoftuar nisjen e kampingut të organizuar këtë vit në Jalë nga të rinjtë e LRI-së. Megjithëse janë shumë herë më pak në krahasim me vitet e kaluara, kjo vihet re edhe nga postimet e kursyera në rrjetet sociale, Kryemadhin duket se nuk e “tremb” tkurrja e numrave të të rinjve që pritet të jenë e ardhmja e LSI-së. Në një postim në Facebook, Kryemadhi "thumbon" socialistët se kanë tentuar të huazojnë traditën e LRI-së.

Marrë shkas nga organizimi i pak ditëve më parë i të rinjve të FRESSH në Jalë, Kryemadhi thotë se forumet e tjera nuk arrijnë dot të kopjojnë aksionin e LRI-së, ku sipas saj, debatet dhe diskutimet nuk reshtin as në drekë e as në mbrëmje.

Reagimi i Kryemadhit në Facebook:

 Ka nisur sot kampingu politik i të rinjve të LSI-së, një traditë e bukur e huazuar dhe nga forumet e tjera të ngjashme, të cilat megjithatë nuk kanë mundur të “kopjojnë” dot aksionin dhe motivimin tonë, ku debatet dhe diskutimet nuk rreshtin as në orët e nxehta të ditës dhe as në ato të mbrëmjes.

Këto janë ditët kur të rinjtë mësojnë vlerat e politikës, por jo vetëm. Janë ditët kur ata “stërviten” për të qenë mbi të gjitha njerëz të mirë dhe qytetarë të ndershëm.

Komento

Komente

  • Shqipetari: 21/08/2018 00:28

    Gjalle je moj Mona na ka mare malli shume . Me thane me te degjuar e kam kishe mare Ciften e kishe dale per gjah ne mal . A vrave gje moj Mone Apo je kthyer ne bregdet me kap ndonje Peshk po Peshk ama Suksese se fillon edhe gjuetia eDtejtesise tani ok

    Përgjigju
  • Proka: 20/08/2018 22:28

    Ky eshte kulmi i krimit politik qe lejon nje njeri te tille te luaj me fatin e Shqiptareve. Zonje Ju nuk meritoni kopjim te ideve tuaja,juve duhet injoruar deri ne masen me te larte te mundshme ligjore dhe deklasim politik apo izolim total. Ju jeni fatkeqesia me e madhe e popullit te ndershem.

    Përgjigju
  • Din: 20/08/2018 19:42

    Ku tremdesh ti qe sapo ke zbritur nga pikniket ne Bjeshket me Like floririn ne klimen e nxehte te Jales Te duhet kohe ti kuptosh shifrat

    Përgjigju
  • Din: 20/08/2018 19:42

    Ku tremdesh ti qe sapo ke zbritur nga pikniket ne Bjeshket me Like floririn ne klimen e nxehte te Jales Te duhet kohe ti kuptosh shifrat

    Përgjigju
  • Blenard: 20/08/2018 19:11

    Surrat pitbulli race e keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?