'Kryeministër pas 25 prillit!', Meta: I gatshëm të lija postin për të zgjidhur krizën, por do mbrojë Kushtetutën deri në fund të mandatit

18 Shtator 2020, 12:18| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 12:21

  • Share

Në lidhje me lajmet që qarkullonin se pas zgjedhjeve të 25 prillit  Ilir Meta do të bëhet Kryeministër, vetë  kreu i shtetit tha se do të qëndrojë në postin e  tij deri në mbarim të mandatit për të mbrojtur kushtetutën. Ai tha se ka qenë gjithmonë i gatshëm të largohet nga posti për të zgjidhur krizën, por siguroi se do të mbrojë shtetin e së drejtës deri në 24 korrik 2022 kur i mbaron mandati i presidentit.

"Unë prej kohësh kam qenë i gatshëm që për hir të marrëveshjeve që zgjidhin krizat e institucioneve të lija edhe postin vetëm që të gjendet zgjidhje për vendin pa parë interesat personale dhe karrierën time. Dua t’ju siguroj se gjëja më e rëndësishme është garantimi i zgjedhje të 25 prillit, në të gjitha rastet premtimin që kam bërë do e mbaj, deri më 24 korrik 2022 Presidenca do jetë kështjellë e pamposhtur e ruajtjes së Kushtetutës. Këtu do ta mbaj me të gjitha mënyrat. Ky nuk është problemi i vetëm. Ky institucion e ka mbrojtur Kushtetutën në mënyrën më të vendosur, që vendi të mos përplaset në fund të greminës edhe pse e ka marrë tatëpjetën, mjafton fakti që shtohen kushtet për integrimin. Kjo nuk është përgjegjësi e Presidentit është e qartë se kujt i takon përgjegjësia”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

'Ligji për presidentin', Meta kërcënon me shpërndarjen e parlamentit: Po deshën le ta provojnë, të mos dinë ku të futen! S'më frikëson asnjë i marrosur


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?