Albin Kurti

Kosovë/ Albin Kurti thirret për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale, s’dihet çështja! Zëdhënësi: Po tentohet të ndikohet rezultati i zgjedhjeve 2025

11 Dhjetor, 17:49| Përditesimi: 11 Dhjetor, 19:45

  • Share

Kryeministri Albin Kurti ëshë thirrur në Prokurorinë Speciale. Lajmi është publikuar në faqen e Facebook të zëdhënësit të qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”.

Sipas Kryeziut, qëllimi është ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025, sikurse në 2021 një vendim i gjyqësorit për pamundësinë e garimit në zgjedhjet të 14 shkurtit 2021.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”. 

Kurti është thirrur nga prokurorët specialë, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi. Gashi është udhëheqës i Departamentit për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale, kurse Krasniqi prokuror special në këtë departament.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?