Politikë

Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn

15 Maj, 10:38| Përditesimi: 15 Maj, 12:10

  • Share

 

 

Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Presidencë, ku po zhvillon takim me kreun e shtetit, Bajram Begaj. Stramer ka ardhur në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri.

Begaj ka pritur të parin Kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar që viziton Shqipërinë.

“Mirë se erdhe në Tiranë, Keir Starmer, i pari Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar që viziton Shqipërinë. Uroj dhe besoj që kjo vizitë do ta forcojë më shumë bashkëpunimin tonë drejt partneritetit strategjik”, -thotë Begaj në postimin e tij.

Kryeministri britanik do të zhvillojë  një konferencë të përbashkët më pas me kryeministrin Edi Rama ku pritet të nënshkruhen dhe disa marrëveshje strategjike mes dy vendeve.

 


Lajmi kryesor:

Starmer nga Tirana: Do prodhojmë bashkë mjete ushtarake! Rama: U ul numri i emigrantëve të paligjshëm, mit që shqiptarët janë problem për Britaninë (FOTO+VIDEO)


H.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?