Në fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak tha se do të nisë menjëherë punën për të rregulluar gabimet e bëra nga paraardhësja e tij Liz Truss.
“Ajo punë fillon menjëherë”, thotë ai.
Sunak tha se gjatë kohës që ka qenë Kancelar i Thesarit ka bërë gjithçka që ka mundur për të mbrojtur njerëzit. Ai tha se do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë.
"Unë do të sjell të njëjtën dhembshuri për sfidat me të cilat përballemi sot," thotë ai, duke shtuar se nuk do t'i lërë brezit të ardhshëm një "borxhi për të shlyer që ishim shumë të dobët për të paguar vetë".
“Unë do ta bashkoj vendin tonë jo me fjalë, por me veprim. Unë do të punoj çdo ditë për të ofruar për ju” thotë Sunak.
Sunak tha se qeveria e tij do të ketë integritet, profesionalizëm dhe llogaridhënie në çdo nivel.
“Besimi fitohet dhe unë do të fitoj tëndin”, thotë ai.
Kryeministri britanik theksoi edhe njëherë se e kupton sesa i vështirë është ky moment për vendin, pas pasojave të COVID, si edhe nga lufta në Ukrainë.
"Unë e vlerësoj plotësisht se sa të vështira janë gjërat," thotë ai.
Sunak tha se e kupton se ka punë për të bërë për të rikthyer besimin pas gjithë asaj që ka ndodhur.
"Unë nuk jam i trembur," thotë Sunak.
Sunak theksoi se do të bëjë më të mirën për qytetarët britanikë dhe do të vendosë prioritet nevojat e tyre.
"Jam gati të udhëheq vendin në të ardhmen dhe të vendos nevojat tuaja mbi politikën", duke shtuar se ai do të ndërtojë një qeveri që "përfaqëson më të mirën e partisë.
Ai e mbylli fjalimin e tij duke thënë se mund të arrijnë gjëra të pabesueshme.
“Së bashku mund të arrijmë gjëra të pabesueshme”, thotë ai.
Lajmi kryesor:
Rishi Sunak zyrtarisht kryeministër i Britanisë: Vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike, do të rregulloj gabimet e Liz Truss
SI.E./ReportTv.al