Keir Starmer

Bota

Kryeministri britanik: Njohja e Palestinës, nuk është një shpërblim për Hamasin

21 Shtator, 15:44| Përditesimi: 21 Shtator, 15:47

  • Share

1758462457_keirstarmer.JPG

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer në një postim të bërë në llogarinë e tij në “X”, ka thënë se njohja e pavarësisë së shtetit të Palestinës, nuk është një shpërblim për Hamasin, pasi grupi terrorist nuk do të ketë më të një ardhme e as rol në qeverisje.

Ndër të tjera, Starmer ka bërë me dije se është takuar me familjet britanike të pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza dhe se dhe ka parë  "torturën që ata durojnë çdo ditë" dhe dhimbjen që godet thellë në zemrat e njerëzve në Izrael dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Pengjet duhet të lirohen menjëherë, thotë Starmer, duke shtuar se "ne do të vazhdojmë të luftojmë për t'i mbajtur ata në shtëpi".

“Thirrja jonë për një zgjidhje të vërtetë me dy shtete është krejt e kundërta e vizionit të urryer të Hamasit”, shton ai.

Ky reagim i Starmer ishte dhe një përgjigje e Ministrisë së Jashtme izraelite të dhënë disa javë më parë ku u tha se një hap i tillë “do të përbënte një shpërblim për Hamasin”.


Lajmi kryesor:

Mbretëria e Bashkuar, Australia, Kanadaja dhe Portugalia njohin shtetin e Palestinës! Izraeli: Po minohet mundësia e paqes


K.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?