Bota

Kryeministri britanik: Putinit nuk mund t'i besohet! Po vonon bisedimet për paqe me Ukrainën

4 Shtator, 14:52| Përditesimi: 4 Shtator, 14:56

  • Share

1755328409_kryeministribritanikstarmer.jpg

Foto: Keir Starmer

‘Putinit nuk mund t'i zihet besë’. Ky ishte paralajmërimi i kryeministrit britanik Keir Starmer drejtuar Koalicionit të të Vullnetshmëve gjatë samitit në vazhdim, të cilin ai e ndoqi nga distanca në Paris.

"Rusia vazhdon të vonojë bisedimet e paqes dhe të nisë sulme kundër Ukrainës", shtoi kryeministri.  

Starmer theksoi gjithashtu se koalicioni "kishte një angazhim të pathyeshëm ndaj Ukrainës, me mbështetjen e Presidentit Trump", dhe i tha udhëheqësit se ishte e qartë se "ata tani duhej të bënin edhe më shumë për të ushtruar presion mbi Putinin që të siguronte një ndërprerje të armiqësive".

Ai gjithashtu mirëpriti vendimet nga anëtarët e tjerë të koalicionit se ata do t'i siguronin raketa me rreze të gjatë veprimi Ukrainës "për të forcuar më tej furnizimet e vendit". 


Lajmi kryesor:

Samiti në Paris për Ukrainën, Zelensky: Po konkretizojmë garancitë e sigurisë! Macron: Kushtet e Moskës janë të paligjshme


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?