Rishi Sunak takoi dje partitë më të rëndësishme politike në Irlandën e Veriut, vizit e parë pasi mori detyrën si kryeministër në tetor të këtij viti.
Fokusi i bisedimve të tij ishte një mosmarrëveshje për zbatimin e rregullave tregtare në rajon pas Brexit, sepse po bllokon normalizimin e marrëdhënieve midis Britanisë dhe Bashkimit Europian, duke shkaktuar një krizë në jetën politike lokale.
Britania dhe BE rifilluan bisedimet në tetor për të zgjidhur problemet që lidhen me Protokollin e Irlandës së Veriut, e cili vendosi kontrolle vitin e kaluar për disa produkte që vijnë nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar.
BE-ja ka thënë se është shumë optimiste që mund të arrihet një konsultim pozitiv, nëse Britania tregon vullnetin e nevojshëm politik.
Çdo marrëveshje do të duhet të kapërcejë përçarjet brenda Partisë Konservatore të Sunnock, por edhe brenda Partisë Unioniste Demokratike (DUP), e cila është partia më e madhe politike pro-britanike në Irlandën e Veriut.