Politikë

Forbes Properties vjen në Shqipëri, Rama: Çdo familje shqiptare do të ketë një pronë me vlerë shumë herë më të lartë

26 Shtator, 19:29| Përditesimi: 26 Shtator, 19:47

  • Share

Forbes Global Properties, rrjeti ndërkombëtar në fushën e pasurive të patundshme, ka hapur dyert në Shqipëri.

I ftuar në këtë mbrëmje në Pallatin e Brigadave, ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi sërish faktin se ardhja në Shqipëri e Forbes Global Properties është një tregues që vlera e pronave në vendin tonë do të rritet.

Sipas tij, ky është një zhvillim pozitiv për familjet shqiptare, që siç tha Kryeministri, do të kenë një pronë me vlerë më të shtuar.

Rama përmendi edhe faktin që 94% e qytetarëve në Shqipëri, janë zotërues të një banese.

“Të shoh CEO që vjen këtu nga SHBA për të kremtuar këtë mbrëmje, është arritje mjaft e madhe. U çudita pak sepse kur ju ofrua përkthim nga shqipja në anglisht, refuzoi. Mësova se në fakt nuk ka lidhje me rrënjë shqiptare, kështu që do ma thuash pse nuk deshe përkthim.

Dua t’ju uroj mirëseardhjen të gjithëve ju. Më e mira s’ka ardhur ende. Në të kundërt nuk do të kishit vënë këmbë në Shqipëri. Shqipëria sot është një destinacion shumë tërheqës dhe është një gjë shumë e mirë të dish që Forbes ka një shprehje shumë të fortë interesi për Shqipërinë. Është mirë të dihet që ata nuk shkojnë kudo, ata shkojnë aty ku mendojnë se ka një horizont të ri. Ky është lajm i mirë për të gjithë ata që janë të përfshirë në industrinë e pasurive të paluajtshme.

Çdo familje shqiptare do të ketë një pronë që do të ketë një vlerë shumë herë më të lartë vetëm në pak vite. Në një vend që ka përqindje më të madhe të shtëpive që zotërohen nga njerëzit, 94%, është diçka e jashtëzakonshme që vlera e banesës si pasuri të rritet në të tillë mënyrë”.

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Reklama: 26/09/2025 21:39

    I vetmi kryeminister ne bote qe i ben reklame realstate-it pa lek se me shume mundesi spo i shiten ma shtepite.

    Përgjigju
  • Gaci: 26/09/2025 21:26

    Qenke anapolla o "Lulli", leku eshte vleresuar dhe shume bile. Jo vetem nuk merrke vesh fare, por qenke i mbrapsht nga trute, mor i zi.

    Përgjigju
  • Lulli: 26/09/2025 20:28

    Kur leku eshte i zhvleresuar dhe cmimet jane ne stratosfere cfare mendon se do te ndodhe te ky vend i mare fund

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?