Kryeministri Rama në ekpozitën e piktorit Naxhi Bakalli: Shfaqje e bukur linjash e ngjyrash! Kur kujtoj periudhën që isha student, bëhem i vogël para tij

8 Nëntor, 19:24| Përditesimi: 8 Nëntor, 21:05

  • Share

Në Qendrën për Hapje dhe Dialog pasditen e sotme është prezantuar ekspozita e piktorit Naxhi Bakalli, me piktura të tij të krijuara ndër dekada.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij tha se kjo ekspozitë është një shfaqje e bukur linjash dhe ngjyrash.

‘Ka një romantizëm në figurën e Naxhi Bakallit që e bën atë një personazh dhe një njeri jashtëzakonisht të veçantë. Qofsh i dashuruar dhe në shumë vitet që do të kesh para dhe paç këtë dritë të brendshme dhe këtë pasion që të mban të përkulur para pikturës. Është një shfaqje e bukur linjash dhe ngjyrash. Ju uroj të gjithëve që pas kësaj shfaqje të ndjeheni dhe më mirë për meritë të Haxhi Bakallit dhe për të atyre që profesori e bëri me shumë xhentilesë”, tha ai.

Kryeministri Rama ka vlerësuar piktorin Bakalli teksa ka thënë se kur kujton periudhën kur ishte student, bëhet i vogël para tij.

‘Dua të ndaj dy momente të përjetimit tim të marrëdhënies me të, e mbaj atë si një personazh hijerëndë dhe i heshtur prapa kornizës së xhamit të derës së atelisë së tij në lice. Dhe ulur tek ajo tavolina e mësuesit që vizatonte. Kur e shoh më kujtohet ajo kohë dhe ajo korniza e xhamit dhe më duket sikur kthehem në kohë dhe bëhem i vogël para tij. E dyta sa herë shoh filma me momente që lidhen me punën e murgjve në miniaturë apo kaligrafi më kujtohet profesori. Ka edhe një moment të tretë që lidh njeriun me dedikim ndaj veprës që do ta gjeni nga fundi i korridorit, ku është një burrë dhe një grua në krevat, ajo kartolina romantike e dashurisë së profesorit për zonjën e tij. Kur e takoj profesorin dhe zonja nuk ishte rreth tij dhe thash ku është dashnia? Ai më tha: Ja mo aty është. Ajo tablo është një nga deklaratat më të bukura të dashurisë që mund të bëhet nëpërmjet pikturës’, tha ai.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?