Rama në Ankara, Erdogan i kërkon: Pastroni mbetjet e FETO-s, duan të hedhin hije në marrëdhëniet tona! Rrisim në 2 mld dollarë bashkëpunimin tregtar

20 Shkurt, 07:45| Përditesimi: 20 Shkurt, 21:42

  • Share

I mbërritur në Turqi në një takim të nivelit të lartë, Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni i shtetit shqiptar u prit nga Presidenti Turk Rexhep Tayip Erdogan në kompleksin presidencial në Ankara.

Një takim kokë më kokë u zhvillua me Erdogan dhe Ramës në zyrën e presidentit turk.  Në konferencën e përbashkët, presidenti turk tha se marrëdhëniet mes dy vendeve do të ngrihen në një tjetër nivel ku objektivi i volumi tregtar të shkojë 2 miliard $.

 “Volumi tregtar ka arritur në 1 miliardë dollarë, objektivi ynë është ta çojmë në 2 miliardë dollarë. Kam besim se me përpjekjet e sektorit tonë privat do të arrijmë këtë shifër në një kohë shumë të shkurtër. Turqia është një prej pesë investitorëve të huaj më të mëdhenj të Shqipërisë, me një investim që arrin deri në 3.5 miliardë dollarë. Më shumë se 600 firma turke kanë punësuar mbi 15 mijë qytetarë shqiptarë duke mbështetur ekonominë vendase”- tha Erdogan.

Ky është basti i dytë me shqiptarët i tha Kryeministri Edi Rama presidentit, pasi fitoi të parin, atë për spitalin Memorial në Fier. 

“Ju e keni fituar bastin me shqiptarët fjalën tuaj e dinë, u tha u bë. Ai spital ishte investimi i parë në botë me 3 mln supervizorë ditë për ditë. Edhe ju e fituat bastin me shqiptarët. Më e rëndësishme është se sot ai spital është modeli i autonomisë spitalore që është reformë e sistemit tonë shëndetësor dhe që ne jemi besimplotë që e çon shërbimin në nivel tjetër dhe shpërblimin e drejtë të mjekëve në një nivel tjetër. Ministri juaj do të nxitë investimet në fushën e turizmit ku Turqia ka krijuar nivel ekselencë dhe këto investimet deri tani janë 3.7 mln euro. Volumi tregtar me çdo kusht duhet ta ngremë në mbi 1 mld euro. Këtu mund të bëjmë një bast dhe t’ia dilnim kësaj por bastet në Turqi janë të ndaluara. Faleminderit për lejet e drejtimit që ju i miratuat dhe shqiptarët të lëvizin lirisht me lejet e tyre. Na i miratuat pas Gjermanisë por e mirëkuptojmë vonesën”- u shpreh Rama.

Ankaraja këmbëngul në betejën që ajo e quan 'pastrimi i mbetjeve të fundit të organizatës FETO", të klerikut Fetullah Gylen, të cilin e akuzon për veprimtari terroriste dhe si përgjegjëse të grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016.

“Pjesë e agjendës sonë ishte dhe pastrimi i mbetjeve të FETO në Shqipëri, e cila vazhdon aktivitetet e saj me qëllim për të hedhur hije mbi marrëdhëniet tona. Ne nuk do të lejojmë që kjo t’ia arrijë objektivat e saj dhe po ashtu ne shikojmë që edhe autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë dhe falënderoj për kontributin që ka dhënë në arsim fondacioni turk Maarif në Shqipëri”- theksoi Erdogan.  

“Mezi presim që të materializohet edhe projekti që do të sjellë Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë, një xhevahir i ekselencës turke në arsim, që do t’i japë mundësi studentëve shqiptarë, por edhe studentë të tjerë në rajon, që të mund të aksesojnë një universitet të një niveli botëror”- tha kryeministri shqiptar.

Rama ka biseduar me Erdogan edhe për samitin në ndihmë të Ukrainës që mbahet në Tiranë në 28 shkurt me praninë e presidentit Volodymyr Zelensky, ndërsa kanë ndarë qëndrime të përbashkëta për konfliktin në Gaza.

"Unë e kam ndarë me presidentin, Turqia është një aktor i pazëvendësueshëm në garantimin e të nesërmes për Gazën dhe për Izraelin vetë, së bashku me 5 vendet e tjera, Arabinë Saudite, Katarin, Emiratet e Bashkuara, Jordaninë dhe Egjiptin. Natyrisht nëse ne ndajmë të njëjtën pikëpamje për domosdoshmërinë e dy shteteve kjo zgjidhje kërkon garancitë e veta dhe pa diskutim që një bashkim forcash i vendeve arabe me Turqinë në kushtet kur nevoja për garanci dhe për rikrijimin e një besimi pas masakrës së ndodhur ndaj njerëzve të pafajshëm”- vijoi Rama.

6 marrëveshje dhe memorandume u firmosën për turizmin dhe mjedisin për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura, marrëveshje mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana, marrëveshje ushtarake, memorandum në fushat e medias për komunikimin dhe informimin publik si dhe një protokoll bashkëpunim mes korporatës Turke të Radio Televizionit dhe Radio Televizionit Shqiptar.

Marrëveshje dhe Memorandumet mes Shqipërisë dhe Turqisë

1. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve -Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim ne fushën e mjedisit.

2. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.

3. Marrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana.

4. Marrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

5. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medias dhe Komunikimit për komunikimin dhe informimin publik.

6. Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radio Televizionit dhe Radio Televizionit Shqiptar.

Ora 20:46
Marrëveshjet me Turqinë, ministri Hasani: Thellojmë partneritetin strategjik

1708458454_hasani.jpg

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, duke sjellë në vëmendje gjashtë marrëveshjet e nënshkruara këtë të martë në Ankara mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke, nënvizon se partneriteti me Turqinë është strategjik. 

“Në takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Shqipëri-Turqi në Ankara, ne vlerësuam progresin e shkëlqyer të partneritetit tonë strategjik dhe identifikuam fushat dhe sektorët prioritarë për një bashkëpunim të mëtejshëm akoma edhe më të fortë nën rrethanat gjeopolitike në rajon, në Evropë dhe më gjerë. Si partnerë strategjikë, ne jemi të vendosur të thellojmë marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësinë e vërtetë mes Shqipërisë dhe Turqisë”, shkruan Hasani në rrjete sociale.

Ora 19:23
Turqia njeh patentat shqiptare, Edi Rama: Na i miratuat pas Gjermanisë, por ju mirëkuptojmë

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Turqi nuk ka lënë pa komentuar as njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit nga autoritetet turke, vendim i cili do të hyjë në fuqi në fillim të pranverës së këtij viti.

Gjatë konferencës së për shtyp bashkë me presidentin Rexhep Tajip Erdogan, Rama u shpreh falënderues për këtë vendim nga ana e shtetit turk, duke shtuar me nuanca humori se ndihej “i zhgënjyer” që patentat gjermane u njohën para atyre shqiptare.

“Faleminderit për lejet e drejtimit qe juve i miratuat dhe shqiptarët të lëvizini lirisht. Në këtë rast na i miratuat pas Gjermanisë por e mirëkuptoj vonesën”, tha Rama.

Në fillim të pranverës, shtetasve shqiptarë që jetojnë në Turqi, do t’ju njihen patentat që kanë marrë në Shqipëri. Kjo do të jetë e vlefshme dhe për shtetasit turq që jetojnë në vendin tonë.

Ora 19:08
Konflikti në Rripin e Gazës, Rama dhe Erdogan me të njëjtën pikëpamje: Zgjidhje, krijimi i 2 shteteve! Turqia dhe 5 vendet arabe të dalin garante

 

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndajnë të njëjtën pikëpamje për krijimin e 2 shteteve si një prej zgjidhjes së konfliktit në Rripin e Gazës.

Në konferencën për mediat, Rama tha se kishte ndarë me presidentin turk idenë e tij për zgjidhjen e konfliktit që ka marrë me mijëra jetë njerëzish, duke theksuar domosdoshmërinë e një garancie nga 5 shtetet e Lindjes së Mesme dhe Turqia.

“Nuk diskutohet dhimbja dhe shqetësimi për atë që po ndodh në Gaza,. Ne jemi të bindur se është koha për një armëpushim që duhet lidhur me lirimin e pengjeve dhe patjetër duhet garantuar nga një forcë e përbashkët e 5 vendeve të Lindjes së Mesme dhe Turqisë. Unë e kam ndarë edhe me presidentin, Turqia është një aktor i pazëvendësueshëm në garantimin e të nesërmes për Gazën dhe Izraelin, së bashku me 5 vendet e tjera. Natyrisht nëse ne e ndajmë të njëjtën pikëpamje për domosdoshmërinë e 2 shteteve, kjo zgjidhje kërkon garancitë e veta dhe një bashkim forcash i vendeve arabe me Turqinë në kushtet kur nevoja për garanci dhe rikrijimin e një besimi pas masakrës së ndodhur ndaj njerëzve të pafajshëm është kaq e madhe saqë pa të do jetë e pamundur të ketë çfarëdolloj kthimi tek arsyeja”- u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, presidenti turk, Erdogan e vlerësoi si të drejtë qëndrimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së sa i takon konfliktit në Rripin e Gazës. 

"Në takimin tonë trajtuam dhe shtypjen izraelite në territoret palestineze. Duke na hapur përgjegjësitë e komunitetit ndërkombëtar për ndalimin e shtypjes së tiranisë së Izraelit që vijon prej 4 muajsh dhe garantimin e një të ardhmeje të sigurtë për vëllezërit tanë palestinezë. Proceset që vijojnë si në kuadër të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kanë treguar qartë gjykimin tonë në këtë çështje. Edhe Shqipëria në votimin që ka mbajtur në dhjetor në KS të OKB-së ka zënë vend në anën e drejtë të historisë. Me mikun tim Rama do të vijojmë kontaktet edhe në kuadër të iniciativave që do të ndërmerren në procet e ardhshme"- u shpreh Erdogan. 

Ora 18:56
Erdogan do mbajë fjalim ‘virtualisht’ për samitin që do mbahet në Tiranë për Ukrainën! Rama: Folëm edhe për dialogun Kosovë-Serbi

 

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të mbajë fjalën e tij nëpërmjet një lidhje direkte për samitin që do të mbahet në 28 shkurt në Tiranë për Ukrainën.

Teksa theksoi se kishte biseduar me Erdogan edhe për zhvillimet në rajon të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama zbuloi se presidenti turke e kishte të pamundur të ishte i pranishëm fizikisht në samit.

“Si gjithmonë e kam gjetur presidentin të interesuar me gjithë zemër për ecurinë e rajonit tonë, ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe për dëshirën e tij që progresi e paqja në rajon të jenë çdo ditë e më të forta. Kemi ndarë edhe opinionet për konfliktin në Ukrainë, e kam informuar që në ditët e ardhshme në Tiranë së bashku me Zelenskyn do të zhvillojmë një samit ku edhe Turqia është e ftuar dhe jam mirënjohës që presidenti ka pranuar të adresojë samitin përmes një lidhje direkte nga zyra e tij duke qenë se e ka të pamundur të jetë fizikisht.”- u shpreh Rama.

Ora 18:47
Rritja me 30% e numrit të turistëve turq në Shqipëri, Rama-Erdoganit: Jam i bindur se nuk mërziteni që nuk shkojnë në Antalia

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan teksa foli për rritjen me 30% të numrit të vizitorëve turq në Shqipëri, me batutë i kërkoi kreut të qeverisë turke që të mos mërzitej për një fakt të tillë.

“Jam i kënaqur zoti President që vitin e shkuar përveçse Shqipëria arriti numrin rekord mbi 10 milionë turistë, numri i turistëve nga Turqia u rrit me 30%. Unë jam i bindur se nuk mërziteni kur turistët turq vijnë në Shqipëri dhe nuk shkojnë në Antalia dhe jam i bindur se ministri juaj do të nxisë investimet në fushën e turizmit.”- u shpreh kryeministri.

Ndërsa sa i takon investimeve turke në vendin tonë, Rama tha se potenciali është për shumë më tepër se ato aktualet.

“Patjetër që për ne investimet turke janë të mirëseardhura, kemi arritur në shifrën e 3.7 miliardë eurove, por potenciali është shumë më tepër”-shtoi Rama.

Ora 18:46
Rama në Ankara, Erdogan: Volumin tregtar me Shqipërinë do e çojmë 2 miliardë dollarë! Pastroni mbetjet e FETO-s duan të hedhin hije në marrëdhëniet tona

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Erdoan ndodhen në deklaratë të përbashkët pas nënshkrimit të marëveshjeve mes dy vendeve.

Përforcuam bazën juridike të bashkëpunimit tonë. Volumi tregtar ka arritur në 1 miliardë dollarë, objektivi ynë është ta çojmë në 2 miliardë dollarë. Kam besim se do ia arrijmë në një kohë shumë të shkurtër, tha Erdoan.

Erdoan premtoi se do qëndrojë krah Shqipërisë ndwrsa këmbëngul sërish për luftën ndaj gylenistëve

Pjesë e axhendës sonë ishte dhe pastrimi i mbetjeve të FETO-s e cila vijon aktivitetet e saj me qëllim për ti hedhur hije marrëdhënieve tona. Ne nuk do ta lejojmë që kjo të arrijmë. Edhe autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme me këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vijojë.

Ora 18:42
Rama-Erdogan: E fituat bastin për spitalin, por në Turqi janë të ndaluara me ligj! Shqiptarët nuk ju harrojnë tre momente mes jetës dhe vdekjes

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me  presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan e falenderoi për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe Kosovës ndërsa nënvizoi tre momente kyçe.

"Shumë faleminderit për fjalët të një miqësie të posaçme, por e kam të pamundur të mos bëjë një sqarim. Zoti president ne nuk kemi vënë bast për spitalin, sepse në Turqi janë të ndaluara me ligj, ndërsa në Shqipëri lejohen vetëm online. Ju e fituat bastin me shqiptarët për spitalin. Ai spital ishte investimi i parë publik në botë me 3 milion supervizorë ditë për ditë. Edhe ju e fituat bastin me shqiptarët. Dua tu falënderoj për mikpritjen e dua të them ndoshta duke e përsëritur por besoj se sa herë flitet në këtë nivel për marrëdhëniet me Shqipërinë shqiptarët Shqipëria Kosova nuk mund të harrojnë tre gjëra që mbeten në kujtesën tonë për sot dhe për nesër. E para falë jush dhe qeverisë tuaj Kosova u njoh si republikë e pavarur pas minuta pasi parlamenti i saj shpalli pavarësinë.

E dyta kur Shqipëria u godit nga një tërmet me pasoja të rënda ju ishit i pari  që komunikuat me mua më thatë që sa të jetë Turqia Shqipëria nuk do jetë kurrë vetëm. Dhe ndërmorët iniciativën për fillimin e ndërtimit të 500 apartamenteve të reja. E treta, ne shqiptarët u ndjemë si peshku pa ujë kur bota u godit nga Koronavirusi dhe nëse nuk do të ishte Turqia dhe ju personalisht, kushedi sa njerëz do të kishin humbur jetën. Ka shumë për të thënë, por këto janë tre momentet mes jetës dhe vdekjes. Ju përmendët spitalin, po sot ai spital është një pikë referimi për të gjithë shqiptarët, ku bashkëpunojnë një staf në spital mes mjekësh dhe shqiptarësh dhe turqish. Aty ka nisur modeli i autonomisë spitalore, që është një tjetër reformë e sistemit tonë spitalor, që do e çoj vendin tonë në një tjetër pikë. Ne na vjen jashtëzakonisht mirë. Mezi presim të finalizohet dhe projekti që do të sjellë universitetin më të ri në Tiranë, që të aksesojmë një tjetër nivel arsimor".

Ora 18:37
Erdogan-Ramës: Vendosëm bast dhe unë e mbajta fjalën për ndërtimin e spitalit të Fierit! Bashkëpunimi ynë vazhdon, forcojmë marrëdhëniet

Presidenti turk, Erdogan gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Ankara me kryeministrin Edi Rama, nënvizoi se bashkëpunimi i Turqisë dhe Shqipërisë është shumëdimensional. Gjatë fjalës së tij foli për spitalin rajonal në Fier, për bastin që do të ndërtohej brenda 2 muajve dhe që bë realitet.

“Jam shumë i kënaqur që pres kryemisnitrin Edi Rama në Ankara. Ju uroj mirëseardhjen edhe një herë. Bashkëpunimi ynë shumë dimensional vazhdon të zhvillohet. Me marrëveshjet që nënshkruam, përforuam bazën juridike. Volumi tregtar ka arritur në 1 miliard dollarë dhe objektivi është të shkojë në 2 miliardë dollarë. Në janar 2021 dhamë lajmin që do ndërtonim një spital në Shqipëri. Vendosëm bast me zotin Rama. Ne e mbajtëm fjalën dhe e ndërtua për 2 muaj. Do ta menaxhojmë bashkë këtë spital. Edhe ketej e tutje do te jemi pranë popullit shqiptar.

Sot në mbledhjen e parë të këshillit tonë konfirmuan vendosmërinë për të ngritur në nivel më të lë lart marrëdhëniet tona. Rëndësinë që i jep Turqia zhvillimit të Shqipërisë. Përforcuam bazën juridike. Kam besim me përpjekjet e sektorit tonë privat do t’ja arrimë kësaj shifre në një kohë të shkurt. Turqia është ndër investitorët më të rëndësishëm të Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë reciproke do të vazhdojmë përpjekjet tona përmes agjencisë tika. Marrëveshja që nënshkruam pak më parë, do të përforcojë bashkëpunimin tonë”, tha ndër të tjera Erdogan në fjalën e tij.

Ora 18:25
Rama në Turqi, këto janë marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve

1708411688_ediramaerdogan.jpg

Kryeministri Edi Rama dhe disa anëtarë të kabinetit qeveritar kanë firmosur disa marrëveshje gjatë vizitës në Turqi. 

Marrëveshje e firmosura

1. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve -Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim ne fushën e mjedisit.

2. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.

3. Marrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana.

4. Marrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

5. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medias dhe Komunikimit për komunikimin dhe informimin publik.

6. Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radio Televizionit dhe Radio Televizionit Shqiptar.

Ora 16:51
Foto/ Ja delegacioni që shoqëron Ramën në vizitën zyrtare në Ankara

Foto: Delegacioni që shoqëron Ramën në Ankara, 20 shkurt 2024

Kryeministri Edi Rama është i shoqëruar me nje delegacio  të gjerë qeveritar në vizitën e tij zyrtare në Turqi. Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar janë dhe  Zv/Kryeministrja, Ministri i Jashtëm Igli Hasani; Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi; Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj; Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu; Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu; si dhe  Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.

Ora 15:08
Turqi, kryeministri Rama takohet me Presidentin Erdogan, pritet me ceremoni zyrtare

 

Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial të Turqisë nga presidenti Rexhep Taip Erdogan. Delegacioni shqiptar u mikprit me nderime të larta teksa u ekzekutuan himnet e të dyja vendeve.

Pas ceremonisë së veçantë të mikpritjes që do të mbahet në Presidencën e Republikës së Turqisë, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre dhe më pas do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve.

 

Ora 14:59
Turqi, kryeministri Rama homazhe në Anitkabir, Mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturk

Kryeministri Edi Rama ishte në Anitkabir, Mauzoleumin e “Mustafa Kemal Atatürk” për të nderuar figurën e reformatorit të madh, lider i Luftës Turke për Pavarësi, si dhe themelues e President i parë i Republikës së Turqisë.

 

Ora 12:01
VIDEO/ Rama në Turqi për të takuar Erdogan, pritja në aeroportin e Ankarasë

 

Kryeministri Rama mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Ankarasë.

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ai ndodhet për vizitën dypalëshe dhe takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë mes dy qeverive tona. 

 

 

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albania 1& 2 Satelitet: 21/02/2024 14:54

    menaxhimi i pyjeve dhe zonave te mbrojtura....mos eshte ndonje investitor Turk qe kerkon te zhvilloje resorte ne zone te mbrojtur? Po taksapaguesit qe po paguajne satelitet qe as ka asnje informacion per eficencen ne menaxhimin e territorit- kane dale ne pension? apo ashtu qe nje muhabet.

    Përgjigju
  • XHA JAHO: 21/02/2024 07:38

    Hiq shkollat dhe bizneset e Fetos nga kolegjet, universitetet dhe xhamite dhe vendos bizneset dhe shkollat e ERDOGAN.Keto jane ne thelb marrveshjet hiqja Lenes dhe verja Prenes.

    Përgjigju
  • Iris: 21/02/2024 02:01

    Ajo marreveshja e 6-te per TV,per telenovelat turke eshte? Kam degjuar qe TV ne Shqiperi jane permbytyr prej tyre.S.d.q lajm i mire vjen nga Mefistofeli i Ankarase per Faustin e Surrelit-2 miliard $ pritet te kushtoje shtimi i tregetise,po kaq vlere ka dhe shitja e shpirtit dhe /pastrimi i mbeturinave te fundit te Feto-se/!

    Përgjigju
  • Böyle devam: 20/02/2024 19:09

    Dy gjigander e ballkanit, rrofshit sa malet. Rrofsh vllazeria shqiptaro-turke.

    Përgjigju
  • CaBone: 20/02/2024 16:44

    Gjithmon rapekte per Erdoganin dhe Popullin Turk. Super pritje. Nga pervoja ime personale 30 vjet rrugve te botes, eshte i vetmi Popull qe na quan Popull vlla. Dhe ne kto koha te veshtira qe po kalojm nje mardhenie e mir me Turqin si nje nga lojtaret kryesor ne bot nuk eshte gje e keqe. Un Ramen se njoh personalisht, por meritat per marrdhenien Shqipri-Turqi jan vetrm te tiat dhe Erdoganit ne nivel personal.

    Përgjigju
  • Dushi: 20/02/2024 15:43

    Ore kur do prishet shkolla Tregtare ne Vlore se me duhet me ble nje parkim e nje apartament me pamje nga deti. A futet kjo ke marreveshja e mjedisit a jo? O Edo ho mo burr sa vonohesh. Duhet me hedh themelet se po presim 20 milion Turista brenda 2030.

    Përgjigju
  • Veliu: 20/02/2024 14:43

    Me keto mareveshje ja hodhem , sdo te kemi asnje problem . Ju vrafte zoti ju o politikanet tane por te gjithe ne nje dite mos te ngelet asnje o barbona qe e katandiset kete vend cope cope

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?