Besimtarët e krishterë kremtojnë Krishtlindjen/ Rama: Magjia e lindjes së jetës! Berisha: Vitin tjetër të na gjejnë më mirë! Urime për shqiptarët edhe nga SHBA dhe BE

25 Dhjetor 2022, 08:27| Përditesimi: 25 Dhjetor 2022, 16:18

  • Share

Politika shqiptare ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë për festën e Krishtlindjes. Kryeministri Edi Rama ka uruar nëpërmjet postimit të një videoje në facebook, duke simbolizuar lindjen e jetës.

“Mirëmëngjes dhe me magjinë e lindjes së jetës, ju uroj një ditë të bukur Krishtlindjeje”- shkruhet Rama.

Po ashtu ish kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një urim për të gjithë besimtarët të cilëve u ka uruar që Krishtlindjet e tjera t’i gjejnë shumë më mirë nga sa janë sot.

“Le të urojmë të gjithë së bashku nga zemra që Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar”- shkruan Berisha

Urimet nuk kanë munguar as nga ambasada amerikane në Tiranë. Gjithashtu delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka uruar besimtarët për festën e shenjtë. Ambasadorja Christiane Hohmann ka renditur Hapjen e Negociatave dhe mbajtjen e samitit në Tiranë si dy pikat më të rëndësishme që e kane përafruar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. 

Këtë mëngjes u mbajt  mesha e besimtarëve ortodoksë në katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë. Meshën e mban kryepeshkopi Anastas Janullatos.  Ndërkohë që mbrëmë në Katedralen e 'Shën Palit' kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj drejtoi meshën për besimtarët katolikë.

Lajmi do të përditësohet...

 

 

Ora 15:48
Veliaj shërben drekën e Krishtlindjes në qendrën sociale: Në këto festa, ndihmoni dikë në pallatin tuaj

 

“Kur jemi bashkë, vështirësitë kalohen më lehtë, kurse gëzimet bëhen më të mëdha”, ishin fjalët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në drekën e shtruar në Qendrën Sociale Multidisiplinare me rastin e festës së Krishtlindjes.

Veliaj dhe stafi i bashkisë shërbyen drekën për njerëzit në nevojë, frekuentues të qendrës.

“Këto vite na mësuan se jeta na përplas, na hedh në një cep - nuk e donim as pandeminë, as tërmetin dhe shkatërrimin që solli, as shumë prej vështirësive që mund të kenë familjet tona - por, unë besoj se ky qytet, me 1 milionë vetë, padyshim që ka edhe shumë pasuri, njerëz që kanë bërë hajër, po sigurisht që ka edhe shumë solidaritet. Ne që jemi këtu e njohim komunitetin e qendrave sociale, kryetari i bashkisë i njeh të 9 qendrat sociale, por nuk njeh çdo njeri, në çdo pallat, në çdo rrugicë, prandaj thirrja ime për ata që i kanë mundësitë në këtë Krishtlindje dhe Vit të Ri, për ata që në këtë periudhë festash kanë më shumë ushqim seç u duhet, më shumë rroba seç u duhen, më shumë lodra seç u duhen, të bëjnë diçka për komunitetin ku jetojnë. Nëse unë nuk i di të gjitha hallet, jam i sigurt se secili në pallatin e tij e di kush është nevojtar në atë pallat, e di kush është me aftësi ndryshe në atë rrugicë, e di kush ka pasur një dhunë në familje, kush ka humbur një të afërm, një të moshuar të vetmuar me fëmijët në emigracion - për të gjithë këta kam një ftesë: ndihmoni dikë që ka nevojë në komunitet”, tha kryebashkiaku.

Duke i uruar të gjithëve Gëzuar Krishtlindjen, shëndet e mbarësi, Veliaj tha se kohët e vështira kalohen më kollaj kur jemi bashkë.

“Ne jemi mirënjohës jo vetëm kur vjen Krishtlindja dhe Viti i Ri, por çdo ditë, sepse një pjesë e madhe e stafit të bashkisë, përveçse shërben në mensë, punon me fëmijët në situatë rruge, punon me familjet që po kalojnë një vështirësi, me ata që janë me ndihmë ekonomike, me personat me aftësi ndryshe. Faleminderit për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm sepse jeni fytyra njerëzore e Bashkisë së Tiranës, bashkia jo vetëm më e madhe, por edhe më solidare në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Kush i shërben qytetit, qoftë punonjës policie, infermier apo ushtarak, pra në frontet e para të shërbimit, janë jo vetëm të nderuar e të respektuar, por përveçse se menaxhojnë hallet edhe familjet e tyre, janë këtu që të na mbështesin edhe të gjithë ne”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se e ardhmja e qytetit janë fëmijët, të cilëve duhet t’u sigurojmë një fillim të barabartë, që ata të shkelqejnë.

“Më vjen shumë mirë që, shumë prej fëmijëve i bëjnë këtu mësimet, mësojnë edhe gjuhë të huaj, edhe kompjuterin, kanë mundësi të socializohen me njëri-tjetrin. Unë jam rritur në një familje, e cila s’i kishte të gjitha kushtet kur ishim të vegjël - vetëm me mamanë dhe vëllain e vogël - por ndonjëherë, ne që jemi rritur me vështirësi, e marrim pak më shpejt ndjenjën e përgjegjësisë. Ndaj, jam shumë i lumtur për çunat dhe gocat këtu, që vijnë edhe nga familje me situata shumë të vështira. Fakti që çunat dhe gocat tanë të mrekullueshëm po dalin me 10-ta, po shkëlqejnë edhe në sport, po shkëlqejnë edhe në mësime, është garancia që i japim çdo çuni dhe çdo goce të vogël, se kanë një shans të barabartë të ecin përpara në jetë. Për sa kohë që fillimi është i barabartë për të gjithë, pavarësisht kushteve të familjes, do të thotë se kush është më i miri, kush punon, kush ka talent, të eci përpara të shkëlqejë, nesër të bëhet kryetar bashkie, ose kryeministër, sepse unë nuk besoj që në një qytet të mirë nuk ka rëndësi i kujt je, ose e kujt je, apo tesera e partisë, as adresa, ne sigurohemi që të gjithë fëmijët ta kenë fillimin e barabartë”, u shpreh ai.

Veliaj e mbylli fjalën me një urim që vështirësitë si pandemia, tërmeti apo lufta në Ukrainë, të jenë vetëm e shkuara.

Ora 11:47
Balla dhe Baçi shtrëngojnë duart gjatë kremtimit të Krishtlindjes në Fier! Deputeti demokrat: Gjithsesi, pak njerëz festojnë sepse shumë janë larguar(VIDEO)

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe deputeti demokrat, Luan Baçi kanë shtrënguar duart gjatë kremtimit të festës së Krishtlindjes. Në Kishën e Shën Gjergjit ku është mbajtur mesha, ka qenë Balla ai i cili u ka bërë thirrje demokratëve të bëheshin bashkë me ta në këtë ditë festive.

Pavarësisht shtrëngimit të duarve, Luan Baçi vijoi edhe me një tjetër mesazh, ku tha se vendi ishte boshatisur për shkak të lagimit masiv të qytetarëve si pasojë e keqqeverisjes.

“Kur të kalojnë këtu dhe të japin dorën, do ua japësh nuk ke çfarë të bësh. Por gjithsesi, ju e shihni se janë pak njerëz ndryshe nga më parë, sepse kanë ikur të rinjtë, janë të pashpresë”- u shpreh Baçi pas shtrëngimit të duarve me Ballën.

Ora 10:33
Ambasada amerikane në Shqipëri uron besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes: Vit të ri të lumtur dhe të begatë

Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë për festën e Krishtlindjeve. Nëpërmjet një postimi në facebook, ambasada amerikane uron për një vit të ri të lumtur dhe të begatë.

“Gëzuar Krishtlindjet nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA! Gëzuar festat dhe urimet më të mira për një vit të ri të lumtur dhe të begatë!”- shkruhet në urimin e SHBA.

Ora 10:32
Berisha uron besimtarët e krishterë: Krishtlindjet e tjera të na gjejnë shumë më mirë nga sa jemi sot

Ish kryeministri, Sali Berisha ka uruar besimtarët e krishterë shqiptarë për festën e Krishtlindjes. Nëpërmjet një postimi në facebook, Berisha shkruan se në këtë ditë lindi burri që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në historinë e qytetëtimit perëndimor.

“Sot këtë ditë të shenjtë, ditë të bekuar, urojmë të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen, Gëzuar Krishtlindjet!  Gëzuar këtë ditë në të cilën lindi Hyji dhe burri që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor. Këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira, tek e ardhmja. Le të urojmë të gjithë së bashku nga zemra që Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar”- shkruan Berisha.

Ora 10:22
Krishtlindja, kryebashkiaku i Tiranës: Të gjithë me zemër të mbushur me dashuri

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar të gjithë besimtarët e Krishterë për Krishtlindjen. Në një postim në rrjetet sociale Veliaj shkruan “Gëzuar Krishtlindjen! E paçi zemrën dhe familjen gjithnjë të mbushur me shumë dashuri”.

Në këto ditë festash Tirana është veshur me vellon festive. Fshati i festave në sheshin “Skënderbej”, por dhe rrugët dhe disa prej godinave kryesore në qytet janë zbukuruar me dritat duke sjellë një atmosferë tepër festive në kryeqytet”, shkruan ai.

Ora 09:24
BE uron besimtarët e krishterë në Shqipëri: Krishtlindje të gëzuar për të gjithë ata që e festojnë

1671211184_hohmann.JPG

Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë ka uruar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët në Shqipëri.

“Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë dërgon urimet e tij më të ngrohta për një Krishtlindje të gëzuar për të gjithë ata që festojnë këtë moment të gëzueshëm në Shqipëri!”- shkruhet në tëitterin e ambasadës së BE-së në Tiranë.

Më tej, ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, ka shkruar se 2022-shi ka qenë një vit kyç në përafrimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Gjersa jemi drejt mbylljes së vitit 2022, mund të shohim se ka qenë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë. Hapja e negociatave dhe samiti i mbajtur në Tiranë janë pikat kyçe që përafrojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”- shkruan Hohmann.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 25/12/2022 20:43

    Gezuar festat mbaresi pacim te gjithe

    Përgjigju
  • Diti: 25/12/2022 19:34

    Festat e magjishme te krishtlindjeve

    Përgjigju
  • Armand: 25/12/2022 19:02

    Festa te gezuara per te gjithe

    Përgjigju
  • Oligert: 25/12/2022 19:02

    Gezuar e sa me shume harmoni e begati

    Përgjigju
  • Jezusi: 25/12/2022 17:39

    O Berishe o hale ke fytyre me uruar ti qe ke perdhosur gjakun e krishtit ke lyer duart me gjak.

    Përgjigju
  • Beni: 25/12/2022 16:54

    Gezuar krishtlindjet

    Përgjigju
  • Besi: 25/12/2022 16:53

    Gezuar edi

    Përgjigju
  • Joni: 25/12/2022 14:06

    Gezuar kete feste te bukur

    Përgjigju
  • Goni: 25/12/2022 14:06

    Lumturi paci gjithmone

    Përgjigju
  • Nardi: 25/12/2022 13:17

    Gezuar krishlindjet

    Përgjigju
  • Lani: 25/12/2022 13:17

    Gezuar gezuar kryeminister

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?