Kryeministri Edi Rama do zhvillojë një vizitë në Itali në datat 5 dhe 6 mars. Vizita e kryeministrit bëhet me rastin e 30-vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve drejt Italisë.
Në fillim të marsit 1991 mijëra shqiptarë u larguan nga vendi, duke shfrytëzuar anijet e ankoruara në kalatat e portit më të madh të Shqipërisë.
Qyteti bregdetar i Durrësit, por jo vetëm, nuk mund ta harrojë javën e parë të marsit të 30 viteve më parë, kur porti i qytetit ishte pikënisja e ëndrrës drejt lirisë. Anijet e ankoruara në kalatat e portit më të madh të Shqipërisë, të tejmbushura nga “guximtarët” e pranverës së lirisë, janë dëshmi e grushtit të fundit të diktaturës.
Vetëm në javën e parë të atij viti, në portin e Brindizit (Itali) janë ankoruar 24 mjete lundruese të madhësive të ndryshme, me një numër të jashtëzakonshëm njerëzish nga Shqipëria.
Kërkoji INPS njohjen e kontributeve të Shqiptarëve dhe Assegni Famigliari për Fëmijët që nuk janë aty, megjithëse Prindi punon në Itali!(p.sh.ju njihet Shtetasve të ish Jugosllavisë)
PërgjigjuMire se te vish, te gjith ne rralle na ke te ambasada per pashaportat
Përgjigju