Kryeministri francez François Bayrou

Bota

Kryeministri francez rrezikon dhe kërkon mocion besimi në Parlament për të ulur shpenzimet e buxhetit

25 Gusht, 18:44| Përditesimi: 25 Gusht, 18:46

  • Share

Kryeministri francez, François Bayrou, do të kërkojë votëbesim në parlament më 8 shtator për planet e tij për pastrimin e financave publike të Francës.

Lëvizja e Bayrou do të tregojë nëse ai ka mbështetje të mjaftueshme në një parlament të fragmentarizuar për të realizuar planin e tij prej 44 miliardë eurosh (51.5 miliardë dollarë), ndërsa përpiqet të zbusë deficitin buxhetor që arriti në 5.8 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto vitin e kaluar, pothuajse dy herë më shumë se kufiri zyrtar i BE-së prej 3 përqind.

Nëse ai humbet votën e besimit, qeveria e Bayrou, që është në pakicë, do të rrëzohet. Të dy partitë e majta ekstreme, La France Insoumise dhe e djathta ekstreme Rassemblement National kanë njoftuar se do të përdorin këtë votë për të përpjekur të rrëzojnë qeverinë qendrore.

Votat e ligjvënësve socialistë do të jenë vendimtare për fatin e Bayrou, sepse nëse ata bashkohen me partitë e tjera të majta dhe të djathta ekstreme për të votuar kundër qeverisë, do të ketë mjaft vota për ta rrëzuar atë.

Kryeministri Bayrou nuk ka një shumicë në Dhomën e Ulët të Parlamentit dhe mocioni i besimit që ka kërkuar thekson brishtësinë e pozicionit të tij.

"Po, është e rrezikshme, por është akoma më e rrezikshme të mos bësh asgjë," tha Bayrou në një konferencë shtypi, duke iu referuar rrezikut të madh që, sipas tij, ka vendi për shkak të borxhit të madh.

Në mes të korrikut, Bayrou paraqiti propozimet për buxhetin e vitit 2026, duke thënë se donte të reduktonte numrin e festave publike në Francë si pjesë e një përpjekje për të luftuar atë që ai e quajti "mallkimin" e borxhit të vendit. Pas viteve të shpenzimeve të tepruara, Franca është nën presion për të kontrolluar deficitin e saj publik dhe për të ulur borxhin e madh, siç kërkohet nga rregullat e BE-së.

Vota e besimit do të zhvillohet vetëm dy ditë para protestave të planifikuara, të cilat janë thirrur përmes rrjeteve sociale dhe mbështetur nga partitë e majta dhe disa sindikata.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?