Rama dhe Tsipras

Politikë
Top 24

Kryeministri grek: Jam optimist, në qershor marrëveshje dhe negociatat për Shqipërinë

18 Maj 2018, 09:10| Përditesimi: 18 Maj 2018, 09:12

  • Share

Kryeministri i Greqisë Tsipras nga Samiti i Sofjes është shprehur optimist dje për hapjen e negociatave për Shqipërinë në fund të qershorit. Ai tha se vendimi nuk varet nga ecuria e bisedimeve për çështjet e vjetra mes dy vendeve, ndërsa shtoi se presin një rezultat pozitiv në qershor.

Negocimi ishte i vështirë. Duhej shumë kohë. Ne kemi çështje të hapura që nga Lufta e Dytë Botërore, të drejtat e pakicës greke, etj. Por jemi në rrugën e duhur, jam shumë optimist, mund të kemi një rezultat pozitiv në qershor.

Negociatat për Shqipërinë? Përtej kësaj, nëse Shqipëria merr dritën e gjelbër për anëtarësim, ajo nuk varet vetëm nga zgjidhja e dallimeve midis nesh. Ka disa vende që kanë një vlerësim të ndryshëm në këtë drejtim

Kryeministri i Greqisë Tsipras

Shqipëria dhe Greqia janë duke negociuar për një marrëveshje për zgjidhjen e problemeve të vjetra mes dy vendeve duke nisur nga çështja e Zonave Ekskluzive Ekonomike. Pas arritjes së marrëveshjeve Shqipërinë pritet që ta vizitojë kryeministri grek.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?