Mark Rutte

Kryeministri holandez Mark Rutte pritet të jetë kreu i ardhshëm të NATO-s, Hungaria dhe Sllovakia heqin veton ndaj tij

18 Qershor, 23:07| Përditesimi: 18 Qershor, 23:08

  • Share

Kryeministri holandez Mark Rutte mund të bëhet së shpejti kreu i ardhshëm i aleancës ushtarake të NATO-s, pasi së fundmi ka siguruar edhe mbështetjen e Hungarisë dhe Sllovakisë.

Sipas medias amerikane BNN Blomberg, kryeministri Viktor Orban tha se ai tani mbështet ofertën e Rutte për sa kohë që kryeministri holandez pranon të respektojë një marrëveshje që lideri hungarez bëri me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg.

“Në dritën e premtimit të tij, Hungaria është e gatshme të mbështesë ofertën e kryeministrit Rutte për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s”,- ka shkuar Orban në rrjetin social “X”.

Dyshja u takuan në Bruksel të hënën që lamë pas (17 qershor 2024) në margjinat të një samiti të Bashkimit Evropian, për të kapërcyer mosmarrëveshjet që kishin bërë që Orban të kundërshtonte kandidaturën e Rutte.

Presidenti sllovak Peter Pellegrini, tha se kombi i tij do të mbështeste liderin holandez në largim, në këmbim të garancive se NATO do të mbronte hapësirën ajrore sllovake pas dorëzimit të pajisjeve ushtarake në Ukrainë.

Rutte duhet të sigurojë mbështetje unanime nga 32 anëtarët e NATO-s për të pasuar Stoltenberg, mandati i të cilit skadon në tetor.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?