Disa ditë pasi nisi vaksinimin e qytetarëve me vaksinën kineze, të kompanisë ‘Sinopharm’, edhe kryeministri Viktor Orban, siç kishte deklaruar edhe më parë një ditë më parë mori dozën e parë të vaksinës kineze për të ofruar siguri.
Pas marrjes së dozës së parë Orban postoi një video në Facebook ku shfaqej duke u vaksinuar dhe u bënte thirrje qytetarëve ti besojnë asaj.
"Mora dozën e parë dhe tani jam kthyer në zyrën time dhe kam filluar të punoj. E shihni, nuk kam ndonjë reagim të kundërt. Mijëra njerëz në Hungari janë vaksinuar me vaksinën kineze. Ju lutemi besoni profesionistëve hungarezë", shprehet kryeministri.
Kryeministri hungarez ka qënë një ndër kritikët më të mëdhënj të mënyrës sesi BE ka shpërndarë vaksinat në vendet anëtare dhe deri tani është i vetmi vend anëtar që ka miratuar për përdorim vaksinën ruse dhe kineze.
Të tjerë qytetarë pasi panë videon e Orban treguan mbështetjen e tyre për njerëzit që marrin vaksinën kineze. Hungaria është një ndër vendet që ka më shumë akses ndaj vaksinave në botë, pasi ka arritur deri tani të ketë kontrata me të paktën pesë prodhues, përkatësisht ‘Sinopharm’ të Kinës, ‘Pfizer’, ‘Moderna’, ‘AstraZeneca’ dhe ‘Sputnik V’ të Rusisë.