Jens-Frederik Nielsen

Bota

Kryeministri i Groenlandës i prerë: Nuk i përkasim askujt tjetër, SHBA nuk do të na marrë kurrë

31 Mars, 08:35| Përditesimi: 31 Mars, 08:47

  • Share

Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin Groenlandën, ka thënë kryeministri i saj i ri, Jens-Frederik Nielsen, në përgjigje të deklaratave të fundit të Donald Trump se ai dëshiron të marrë kontrollin e vendit të gjerë Arktik.

Gjatë një interviste me NBC të shtunën, presidenti i SHBA tha:

“Ne do të marrim Groenlandën, 100 % i sigurt. Ka një mundësi të mirë që ne mund ta bëjmë atë pa forcë ushtarake … unë nuk heq asgjë nga tavolina.”

Trump tha se ai “absolutisht” kishte pasur biseda reale për aneksimin e territorit gjysmë-autonom danez, raportohet në media

Nielsen, një ish-ministër 33-vjeçar i industrisë dhe mineraleve, u betua si kryeministri më i ri i Groenlandës të premten. Në konferencën e tij të parë për shtyp si udhëheqës, në qytetin e tij të lindjes, Nuuk, ai bëri thirrje për unitet politik për të luftuar presionet e jashtme. Mesazhi i tij ishte i qartë “Në një kohë kur ne si popull jemi nën presion, duhet të qëndrojmë së bashku”.

Ai u betua disa orë përpara se një delegacion i profilit të lartë i kryesuar nga zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, të mbërrinte në ishull.

H.K/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arditi: 31/03/2025 09:01

    Po ky Jens-Fredereik Nielsen eshte gje Groelandez i paster? Me car gjuhe foli Groenlandisht?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?