Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kosovë/ Albin Kurti në SHBA për Konventën Kombëtare Demokratike

19 Gusht, 16:37| Përditesimi: 19 Gusht, 17:40

  • Share

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago. Kryeministri Kurti do të jetë pjesëmarrës dhe në një panel diskutimi me titull "Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike".

Sipas një komunikate të Qeverisë, paneli do të hapet nga kryesuesi i bordit drejtues të NDI, Tom Daschle, dhe do të moderohet nga Presidentja e NDI, Tamara Ëittes, e ku ndër të tjerë pjesë e panelit do të jetë dhe ish-Sekretari i NATO-s, Lord George Robertson dhe Donna Brazile, ish-drejtuese e Komitetit Kombëtar Demokrat dhe tashmë pjesë e bordit të NDI.

Përgjatë qëndrimit në ShBA, Kurti do të ketë edhe takime të ndryshme bilaterale./ Kosova Press

 

 

 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?