Politikë

Negocion me Perëndimin për shqiptarët? Rama: Provokim! Vuçiç ta harrojë! Hoti nga Tirana: Gati të shkoj për dialog në Uashington pa Thaçin

3 Korrik 2020, 07:31| Përditesimi: 3 Korrik 2020, 18:33

  • Share

TIRANE-Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti po zhvillon një vizitë në Shqipëri ku po takohet me zyrtarët më të lartë të shtetit. Vizitën, Hoti e nisi me një takim paraditen e sotme me homologun e tij, Edi Rama. Në fokus të bisedës mes dy kryeministrave te pallati i Brigadave ishin projektet strategjike mes dy vendeve, por edhe unifikimi i faktorit shqiptar, referuar situatës pas akuzave të ngritura nga prokuroria speciale kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.

Në konferencën për mediet, Edi Rama ka 'shigjetuar' Bashkimin Europian për mos heqjen e vizave për Kosovën duke e cilësuar si turp, por edhe Presidentin e Serbisë, që është shprehur se “Ne jemi duke folur dhe duke negociuar de facto me Perëndimin për Kosovën, jo me shqiptarët”. Kryeministri i Shqipërisë i ka cilësuar si provokim deklaratat e Presidentit të Serbisë. 

Kreu i qeverisë shqiptare i tha Vuçiçit se një gjë të tillë duhet ta harrojë dhe po të dojë të shkojë edhe në Hënë, por në fund do të vijë dhe të ulet me shqiptarët. Përballë deklaratave të tilla, 'provokuese, ka dy rrugë', tha Edi Rama, që janë barrikadimi dhe tjetra përballja sy më sy me mjetet e paqes.

Për kryeministrin shqiptar duhet të zgjidhet rruga e dytë, që është përballja sy më sy me mençuri. Ndërkohë që i pyetur nga gazetarët, kryeministri i Kosovës u shpreh se është gati që të shkojë në Uashington dhe Bruksel edhe pa presidentin Thaçi për të dialoguar me Serbinë "me një axhendë fillimisht ekonomike dhe më pas politike të dialogut duke u nisur nga parimet tona, ne hyjmë për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Dialogu nuk ka alternativë".

Në konferencën e përbashkët për mediat nga pallati i Brigadave, dy kryeministrat zbuluan edhe disa nga projektet strategjike mes dy vendeve. Edi Rama theksoi se në plan në gjysmën e dytë të shtatorit, në varësi të situatës së COVID-it do të realizohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, ndërsa në nëntor kongresi i parë i autoriteteve vendore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Për Hotin tre projektet strategjike janë pika doganore në Durrës, HEC-i në Shqipëri për të furnizuar Kosovën dhe linjë e përbashkët hekurudhore mes dy vendeve. Vizita e Hotit në Tiranë, pason vizitën 2-ditore të kryeministrit Edi Rama në Prishtinë në lidhje me aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Special ndaj Hashin Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte. 

Axhenda e Avdullah Hotit sot në Tiranë

Ora 10.10 - Takim ndërmjet dy Kryeministrave
Ora 10.15 - Takim mes dy delegacioneve
Ora 11.30 - Konferencë e Përbashkët për Shtyp
Ora 13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Presidencë
Ora 14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi
Ora 14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
Ora 15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Ora 17:06
Veliaj i jep 'Çelësin e Qytetit', Hoti: Ju kam zili për pasionin që keni për punën

Kryebashkiaku Veliaj i dha sot “Çelësin e Qytetit” kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti. “Dua t’i uroj mirëseardhjen kryeministrit Hoti dhe delegacionit nga Kosova. Është një kënaqësi e veçantë kur shoh se Kosova ecën përpara, që zhvillohet. Në këto kohë sfiduese për Kosovën, e di që ka një barrë të vështirë për të mbajtur dhe barra më e vështirë është për ta mbajtur popullin të bashkuar, për të mbajtur frymën pozitive, kokën lart dhe sytë përpara. Ndaj, dua që ky çelës të jetë simboli i një dere të hapur i Tiranës”, tha Veliaj.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, falenderoi kryebashkiakun Veliaj. “Jam vërtet i nderuar në 100 vjetorin e Tiranës edhe si dikush që ka punuar në pushtetin lokal ju kam zili për pasionin që keni për punën. Ju uroj çdo të mirë edhe sukses”, tha Hoti, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të bashkisë së Tiranës.

Veliaj dhe Hoti biseduan edhe për krijimin e lehtësirave për studentët në të dyja anët e kufirit. “Teksa futemi në 100-vjetorin e dytë të Tiranës kryeqytet, besoj se ajo do të jetë edhe më e hapur për biznes, për të rinjtë dhe ata që e shohin si shtëpinë e tyre të dytë. Jam i lumtur që folëm me kryeministrin për mundësitë e të rinjve dhe do të doja shumë që Karta e Studentëve të Shqipërisë të vlejë në Kosovë. Ne jemi shumë të gatshëm që kartat e studentëve kosovarë të vlejnë në Tiranë dhe të përfitojnë nga këto lehtësira”, nënvizoi Veliaj.
1593789149_VeliajHoti.jpg

Ora 17:03
Meta pret Hotin: Duhet platformë gjithëpërfshirëse për dialogun me Serbinë, heqja e vizave e domosdoshme

Kreu i shtetit Ilir Meta priti në Presidencë ditën e sotme kryeministrin e ri të Kosovës Avdullah Hoti. Zyra e shtypit të Presidentit njofton se Ilir Meta dhe kryeministri Hoti diskutuan rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, proceseve të përbashkëta integruese në Bashkimin Europian, si dhe zhvillimeve në rajon.

Presidenti Meta theksoi se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Në këtë kuadër janë të mirëpritura përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, për rifillimin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”, - tha Presidenti Meta.

Gjithashtu, kreu i Shtetit shprehu besimin e plotë se institucionet e Kosovës do të vijojnë të përfaqësojnë interesin më të mirë të Kosovës në dialogun me Serbinë. Po ashtu, Meta inkurajoi bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë, që kanë patur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës dhe afirmimin e saj ndërkombëtar.

Një tjetër pikë diskutimi ishin vizat. E ndërsa Edi Rama e cilësoi si turp faktin që BE-ja ende nuk ka liberalizuar vizat, Ilir Meta theksoi se është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë. Në fund, presidenti Meta i premtoi kryeministrit Hoti se edhe kësaj vere do të promovojë më kënaqësi bukuritë natyrore të Kosovës dhe shprehu besimin se më shumë turistë nga Kosova do ta vizitojnë Shqipërinë.

Ora 16:22
Përfundon takimi në selinë blu/ Hoti: Kam zotimin e Bashës që taksa e rrugës së Kombit do të hiqet

Në përfundimit të takimit i cili ka zgjatur pak minuta në selinë blu, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë bashkuar në një pikë në deklaratat e tyre: taksa e rrugës së kombit duhet të hiqet. Pyetjes së bërë nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, Basha tha se ky do të jetë vendimi i parë i qeverisë së tij, teksa Hoti tha se i bashkohet liderit të opozitës në këtë drejtim.

"Premtimi im qëndron, do të jetë një nga vendimet e ditës së parë, heqja e taksës së rrugës së kombi, sikundër i kam kërkuar kryeministrit Hoti që të bëjmë gjithçka për të ndihmuar turizmin në këtë kohë të vështirë. Sot paradite kam qenë në Velipojë, gjatë gjithë javës kam shëtitur përgjatë vijës bregdetare dhe kam parë me sytë e mi situatën shumë të rëndë të turizmit të operatorëve turistik për përbën 1/4 e ekonomisë shqiptare. Të vetmit turistë që kam takuar janë nga Kosova, dhe në këtë kuadër shpresoj që me bashkëpunimin e dy qeverive do të mundësojmë që të kemi një numër sa më të madh të turistëve nga Kosova në plazhet tona të bukura. Natyrisht ka shumë për të bërë, që nga siguruar rrugore, infrastruktura, çmimi i lartë i karburantit, këto janë çështje që unë s'i korrigjoj dot sot, por që marr angazhimin sot përpara mediave se një nga vendimet e para do të jetë heqja e taksës së rrugës së kombit", tha Basha.

"Kemi ndarë të gjitha shqetësime dhe çështjet që duhet të adresojmë si dy shtet, përfshirë edhe taksën dhe unë e kam zotimin e zotit Basha që ajo taksë do të hiqet", shtoi Hoti.

Sfidat ekonomike pas pandemisë, por edhe zhvillimet politike në Kosovë kanë qenë në temat e tjera kryesore në të cilat është fokusuar takimi mes Hotit dhe Bashës.

"I uroj nga zemra punë të mbarë dhe suksese në misionin e tij në drejtimin e qeverisë. Kemi diskutuar sot për disa çështje të rëndësishme, për sfidat e Kosovës në udhëtimin e saj drejt Integrimin në BE dhe NATO, kam përshëndetur vendimin e Këshillit të Ekspertëve. Së dyti dëgjova me interes nga kryeministri që vjen me përvojë politikë dhe background dhe përvojë në ekonomi, mbi planin e Kosovës sa i përket ekonomisë dhe punësimit pas pandemisë. Dua t'ju them që për ne është shembull se si Hoti po përgatitet për t'u përballur me këto pasoja. Dua të shpreh besimin tim se nën drejtimin e Hotit dhe iniciativën e tij, Kosova do të dijë t'ia dalë mbanë për të ecur përpara pavarësisht situatës politike, drejt synimit të përbashkët që është një shteti i fortë dhe demokratik, anëtar i BE dhe NATO. Për mua personalisht si bashkëmoshatar i Hotit është kënaqësi se Kosova është e pavarur dhe institucione të konsuliduar dhe ka politikë të zotë që janë rritur me idealet e lëvizjes paqësore për pavarësi të presidentit Ibrahim Rugova, janë të pajisur me dijet dhe moralin e institucioneve më të mira të perëndimit", u shpreh ndër të tjera Basha.

"I nderuar të vizitojë PD. Kemi diskutuar për sfidat që kemi si qeveri në luftimin e pandemisë, por edhe situatën e re të krijuar pas zhvillimeve të fundit dhe qasjen tonë që për t'i përballuar këto situata. Dëgjuam edhe vlerësimet e Bashës në këtë drejtim", tha Hoti.

Ora 15:59
Pas Ramës dhe Ruçit, Hoti në selinë e PD-së për të takuar Lulzim Bashën

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti para pak çastesh ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike për të takuar kreun Lulzim Basha.

Kryeministri i Kosovës mbërriti që të enjtën në darkë në Shqipëri ku po zhvillon një vizitë zyrtare me disa prej krerëve të institucioneve. Fillimisht Hoti takoi kryeministrin Edi Rama, ndërsa më pas kreun e kuvendit Gramoz Ruçin.

Ora 15:02
Ruçi takim me Hotin: Dialogu me Serbinë gjithëpërfshirës dhe në koordinim me ShBA e BE

1593781550_rucihoti.jpg

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Dy zyrtarët e lartë shprehën gatishmëri për bashkëpunim strategjik dhe stabilizues për rajonin. Ata ranë dakord se dialogu me Serbinë është gjithëpërfshirës dhe në koordinim me ShBA dhe BE. Sipas tyre duhet treguar besim ndaj partnerëve strategjik si SHBA dhe BE. 

“Shqipëria mbështet fuqishëm Dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Rezultati përfundimtar duhet të jetë një Marrëveshje e detyrueshme ligjore, që mundëson njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Është shumë i rëndësishëm arritja e një konsensusi të brendshëm përsa i takon qëndrimit ndaj Dialogut. Mendojmë se procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës, në funksion të forcimit të pozitave negociuese të Kosovës me Bashkimin Europian. Duhet të kemi e të tregojmë besim ndaj partnerëve strategjikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.”, theksoi Gramoz Ruçi.

Kryeministri Avdullah Hoti, duke falenderuar Kryetarin e Kuvendit për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore, vuri në dukje se “Qeveria e Kosovës do të thellojë e zgjerojë bashkëpunimin me Shqipërinë, duke synuar konkretizimin e marrëveshjeve të nënshkruara midis të dy qeverive. Koha kërkon prej nesh qëndrime të matura e me qetësi, prandaj ne do të vazhdojmë dialogun me Serbinë dhe po përgatitemi seriozisht për Samitin e Parisit.”

Ora 12:33
Kryeministri i Kosovës: Gati të shkoj në Uashington për dialog me Serbinë pa Thaçin (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Hoti i pyetur nëse është gati që të shkojë në Uashington i vetëm, pa Presidentin Thaçi për të negociuar me Serbinë u shpreh i gatshëm. "Kosova ka institucione legjitime kushtetuese gati të marrin të gjitha përgjegjësitë, unë jam i gatshëm dhe në koordinim me ambasadorin Grenell për të caktuar një datë për të filluar procesin e dialogut me një axhendë fillimisht ekonomike dhe më pas politike të dialogut duke u nisur nga parimet tona, ne hyjmë për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Dialogu nuk ka alternativë. Prandaj sa herë që ftohem në SHBA dhe Bruksel do të shkojë të përfaqësoj shtetin e Kosovës. Për të protestuar është e drejtë se secilit, por ne kulturë politike dhe institucionale për të respektuar obligimet ndërkombëtare dhe këtë radhë do të sillemi njëlloj, se kur organet e rendit e ngrenë një cështje nuk pengojmë por përballemi me ato" tha ai.

Ora 12:31
Akuzat për Thaçin dhe Veselin nga Haga, Rama: Diskreditim, fajësi e supozuar (VIDEO)

"Për fat të keq janë të pritshme keqinterpretimet, qoftë mes nesh, por edhe në mjedisin anglishtfolës të këtij qëndrimi duke ngatërruar thelbin, pasi nuk ka të bëjë me ndonjë përpjekje apo tundim për të nënvlerësuar e lerë më pastaj për të penguar politikisht një proces të drejtë ligjor, por ka të bëjë me deskretidimin publik të këtij procesi përmes një shpallje meditaike të panjohur në praktikën e mirë të drejtësisë, të një fajësie të supozuar të kreut të shtetit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës së bashku me të tjerë. E kthen organin e akuzës të paragjykuar dhe jo të respektuar sepse ka formuluar një aktakuzë ku nuk ka një formale' tha Rama. 

Ora 12:27
Negocion me Perëndimin për shqiptarët? Rama: Provokim! Vuçiç, ta harrojë! Të shkojë dhe në Hënë, por do të ulet me ne (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e cilësoi provokim deklaratën e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç se nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe se do të negociojë me perëndimin dhe asnjëherë me shqiptarët. "Presidenti i Serbisë mbron interesat e Serbisë dhe mund të thotë nuk negocioj me shqiptarët, negocioj me perëndimin, por nuk ka shans që të negocioj me perëndimin për shqiptarët.

Por aman, ajo që unë lexoj në këto reshta që i dëgjova nga ju, se dua ta them hapur, se nuk ka kohë, është fatkeqësia që ne shpesh herë na ka ndjekur, që kur është dashur të jemi një kur negociojmë, kemi humbur raste historike dhe i kemi bërë gropën vetes se nuk negociojmë me njëri tjetrin. Nëse ne jemi një, presidenti i Serbisë mund të shkojë perëndim, lindje edhe në Hënë po të dojë por në fund do të ulet me ne, kur them me ne, them autoritetet e shtetit sovran të Kosovës, që e njeh apo nuk e njeh ai është sovran dhe i paprekshëm në sovranitetin e vet dhe me ne në Tiranë që do të mbështesim deri në fund, Prishtinën.

Por dhe këtu ka një por shumë të madh, përballë deklaratave të tilla provokuese ka dy rrugë, njëra barrikadimi, tjetra përballimi. Barrikadimi është në dëmin tonë, jo në dëm të Serbisë. Përballimi sy më sy dhe drejt për drejt me mjetet e paqes, është sfida jonë, fiton kush është më i mençur dhe të tregojë forcën e mendjen dhe të largpamësisë. Nuk fiton kush bën të fortin me Facebook apo deklarata përçarëse duke shfrytëzuar emocione apo konjuktura të brendshme që po shpëton atdheun nga tradhtarët" tha Edi Rama.

Ora 12:19
Rama në konferencë me Hotin: Nuk mund të jemi të ndarë për interesa strategjike (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kur u pyet nëse do ta mbështesë Shqipëria një iniciative të Kosovës për të paditur Serbinë, tha se një shtet nuk mund të bëjë padi ne emër të një shteti tjetër, por u shpreh se Kosova dhe  Shqipëria nuk duhet të jenë të ndarë për interesa strategjike.

"Ne jemi një komb, një familje, por jetojmë në dy shtet dhe dy shtëpi të ndryshme. Mesa unë di një shtet nuk mund të bëjë padi për një shtet tjetër, në kuptimin ne emër të një shteti tjetër. Në të gjitha rastet unë besoj se kjo që ka ndodhur me presidentin e Kosovës nuk mund të përballohet duke bërë sikur po intensifikojmë luftën me Serbinë. Unë besoj që bërja sikur po intesifikohet lufta me Serbinë duke barikaduar dhe duke filluar me 'fletërrufe' për atë që ka ndodhur vetëm dobëson pozicionin e Kosovës dhe forcon pozicionin e Serbisë. Nganjëherë në situata të tilla aleatët e kundërshtarit janë ata që bëjnë sikur luftojnë kundërshtarin më fort. Në një proces si ky, duhet bërë pyetja sot, çfarë duhet të presim ne, shqiptarët në vitet e fundit nuk kanë qenë kurrë më mirë sesa në gjithë historinë e tyre. Kjo është e vërteta. Kemi dy shtete, por nga ana tjetër sa më shumë sfida e paqes komplikohet aq më shumë ne shohim në këto pak vite të fundit të prevalojnë instinktet dhe metodat e vjetra që në historinë tonë na kanë shkatërruar gjithmonë, të sherrnajës dhe ndasitë mes veti edhe kur vjen fjala për një interes strategjik. Nuk ka asgjë të jemi të ndarë për reformën zgjedhore, apo për mirë menaxhimin apo keqadministrimin e pandemisë, por nuk mund të jemi të ndarë dhe të sherrosim për interesin strategjik. Çfarë presim ne? Presim që Presidenti i Serbisë do të njohë Kosovën? Apo presim që presidenti i Serbisë të tregojë se ndihet keq pse ne nuk jemi në gjendje të flasim në një zë. Mos i prisni, nuk kanë për të ndodhur. Procesi vazhdon dhe kjo është një luftë diplomatike, është shah nuk është boks", tha Rama.

Ora 12:15
Koalicioni qeverisës në Kosovë, Rama: S'jam aq i zgjuar sa të jap mend nga Tirana (VIDEO)

Edi Rama mohoi ndërhyrjen në politikën e brendshme të Kosovës lidhur me koalicionin qeverisës. "E di që ka udhëheqësa që duan të drejtojnë gjithë Ballkanin, unë nuk jam ndër ata, nuk kam asnjë të drejtë dhe natyrisht nuk marr përsipër në asnjë mënyrë që t'ju tregoj miqve, vëllezërve, kolegëve në Kosovë se cfarë duhet të bëjnë për atë që është detyra e tyre në administrimin e jetës politike.

E para nuk mendoj se jam aq i zgjuar sa të jap mend nga Tirana, si të qeveriset Kosova, edhe pse në hapësirën shqiptare ka shumë individë që mund të drejtojnë edhe botën nëse do të kishin disponiliteitin e dëgjimit nga liderët botërorë. Është e drejtë e tyre a e ngushtojnë, a e zgjerojnë qeverinë, a zgjedhin dicka tjetër, kjo është absolutisht e drejta dhe detyra e tyre. Nuk është e drejta dhe detyra ime të jap mend, apo të bëj komente. Unë kam komentuar dhe mund të komentoj vendime të caktuara kur lidhen me marrëdhëniet mes dy vendeve apo interesat e shqiptarëve në aspektin e përballjes me Serbinë në këtë luftë të ftohtë diplomatike" tha ai.

Ora 12:12
A i kërkoi Hotit të pranojë shengenin rajonal? Rama: Mbyllja nuk është patriotizëm (VIDEO)

I pyetur nëse i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës që të bëhet pjesë e tryezës së shengenit rajon, Edi Rama u shpreh nuk është patriotizëm të mbash në këmbë barrikadat, prandaj nisma është e domosdoshme. "Janë tre fjalë kyce sot për ardhmërinë e Kosovës dhe ardhmërinë e ambicies strategjike të shqiptarëve në rajon, drejtësi ndërkombëtare, e drejtë, stabilitet, institucional i padiskutueshëm dhe dialog për paqe me njohje përfundimtare.

Unë besoj se në rast se arrihet që në këtë moment të vështirë për një mijë e një arsye dhe jo vetëm thjeshtë për arsyen madhore të ditëve të fundit, që ne të jemi të përqendruar dhe faktorët e aktorët politikë shqiptarë në Kosovë, Shqipëri e ku janë të ndajnë atë cka është arsye për të qenë të ndarë në temat e mirëqeverisjes së brendshme me atë që është arsye për të qenë të bashkuar si shqiptarë në temën e mbrojtjes së dinjitetit dhe të së ardhmes së Kosovës ndërkombëtarisht, këto tre fjalë kyce mund të na japin mundësinë që të jemi të gjithë krenarë për kapërcimin me sukses të një faze të vështirë.

Është e domosdoshme ti shkojmë deri në fund zbardhjes së cdo pretendimi apo akuze për krimet e luftës, por pa ekuivok ti kundërvihemi cdo fletërrufeje që e cënon dinjitetin e luftës së UCK dhe dinjitetit të Kosovës. Kosova sot ka një ballafaqim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, në frontin e mbrojtjes së dinjitetit të luftës dhe qenies një shtet demokratik dhe sovran i ngritur jo mbi krime lufte por një lufte çlirimtare.

Unë nuk kam si të ndryshoj mendim për të qenë bashkë edhe në tryezën e shengenit rajonal, që nuk është alternativë e integrimit në BE, por krijim i një hapësire të përbashkët duke shfrytëzuar potenciale të pashfrytëzuara, kush i bie ndesh kësaj, vrapon ta karakterizojë me nevojat e Beogradit, ndërkohë që unë qëndroj ne potenciali ynë me Kosovën.

Vullneti në Tiranë dhe Prishtinë nuk ka munduar, por të arriturat nuk kanë qenë, prandaj kërkojmë shengenin për lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve e kapitaleve. Është thjesht cështje refuzimi për të rënë në batakun e teorive të konspiracionit dhe akuzave ordinere të ditës. Nuk është patriotizëm të mbyllesh apo barrikadohesh, apo të thuash një gjë apo të bësh një tjetër, por të kapërcesh të gjitha barrikadat, që mbahen në këmbë nga barrikaderos profesionistë që kanë një qëllim, pushtetin, asgjë tjetër" tha Rama.

Ora 12:03
Hoti: SHBA dhe BE rol komplementar në dialogun Kosovë-Serbi (VIDEO)

Roli i SHBA dhe BE në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është komplementar. Kryeministri i Kosovaës, Avdullah Hoti tha se mes SHBA dhe BE nuk ka konkurrencë.

"Dialogu zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë. Kemi dialoguar për normalizim të marrëdhënieve tregtare, të diplomave, por tani po dialogojmë  për njohje reciproke. Kjo është e para. Ky dialog mbështetet nga BE dhe SHBA. Kam dëgjuar gjatë kësaj kohe se sikur ka një konkurrencë mes SHBA dhe BE rolin e të dyjave unë e shikoj komplementare", tha Hoti.

Ora 12:02
3 projektet strategjike, Hoti: Pikë doganore në Durrës, HEC në Shqipëri për të furnizuar Kosovën, linjë e përbashkët hekurudhore (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në konferencën e përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama përmendi tre projekte madhore, që sipas tij këto projekte tani duhet të gjejnë zbatim.

1-Porti i Durrësit ku unë kam punuar me ish ministrin e Financave që ta kemi një pikë doganore ku mallrat të huajnë në Kosove.

2-Në fushën e energjisë duhet të kujdesemi që ta zgjidhim afat gjatë këtë, duke konsideruar ndërtimin e një HEC në territorin e Shqipërisë për të furnizuar me energji Kosovë.

3-Lidhja e dy kryeqyteteve tona me hekurudhë. Është një projekt i hershëm, por ka ardhur koha të zbatohet. Në vjeshtë të këtij viti mund të gjenden fondet konkrete për të realizuar këtë projekt.

Ora 11:54
Rama: Turp që BE-ja nuk liberalizon vizat për Kosovën, po mban peng një popull (VIDEO)

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama nuk la pa 'shigjetuar' direkt Bashkimin Europian që nuk po liberalizon vizat me Kosovën edhe pse ka përmbushur kushtet, sipas tij. Kreu i qeverisë shqiptare tha se arsyeja gjendet te politika e brendshme e vendeve të BE-së, kalkulimet elektorale.

"Ne nuk marrim vendime Kosovën, ne nuk flasim në emër të Kosovës, por për Kosovën. Është një turp për BE-në që sot mban peng një popull, i vetmi i marrë peng në kontitentin tonë, që ndalohet të lëvizë lirisht. Si shtet i ka plotësuar të gjitha detyrimet që duhet të plotësojë cdo shtet para se të marrë liberalizimin e vizave. E dimë shumë mirë arsyen, nuk gjendet në Kosovë, apo ndonjë paaftësi të Kosovës për të përmbushur detyrimet, ato janë përmbushur dhe janë njohur nga vetë KE, arsyeja është në Europë, në politikën e brendshme të BE-së, vendeve të ndryshme, që gjithmonë e më shumë kur marrin vendime për ne, nisen nga kalkulimet për qëndrueshmërinë elektorale të forcave qeverisëse, ky nuk është turp, turpi është që Kosova nuk lëviz e lirë" tha Rama.

Ora 11:53
Dogana në Durrës dhe njësimi i dokumenteve, Rama: Shengeni rajonal do të hapte kufirin me Kosovën (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me Hotin u ndal te marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe shengenin rajonal. "Kemi diskutuar për të shtyrë më tutje procesin e bashkëpunimit, është shpresoj një ogur i mirë që Hoti vjen ndër të tjera edhe si një ndër protagonistët e gjithë kësaj rruge bashkëpunimi, pasi ka mbuluar role kyce institucionale, ka mbuluar aspekte të financave dhe ekonomisë dhe nga lartësia e eksperiencës së tij të padiskutueshme me siguri do të jetë një vlerë e shtuar në këtë proces, pasi nuk bëhet fjalë për vullnetin politik, pasi ka qenë, por për realizimin e marrëveshjeve të mbetura pezull, pasi një pjesë janë realizuar dhe janë në proces zbatimi.

Kemi diskutuar konkretisht do të vijojmë një bisedë konkrete për të gjithë elementët që lidhen me zbatueshmërinë sa më shpejt të disa marrëveshjeve kyce, sot kemi folur për doganën e Kosovës në Durrës. Në parim është dakordësuar, por në zbatim ende nuk është e plotë, pasi ajo që Hoti ka ngritur në bisedë përbën thelbin e marrëveshjes, jo një stacion i parë, i pasuar nga një i dytë kontrolli në Morinë, por një i vetëm në Durrës, ku hyrja e mallrave për në Kosovë nga pikëpamja juridike duhet të trajtohet si hyrje në Kosovë kur mallrat zbarkohen në Durrës.

Në duhet një detajim deri në fund i marrëveshjes për të mos lejuar që burokracia apo interesa të caktuara të mos e lejojnë. Po ashtu njësimin e dokumentacionit lidhur me mallrat që eksportohen apo importohen mes dy vendeve, e pamundur nëse nuk arijnë dy palët në nivelin teknik të kenë gjuhë të njësuar teknike. Mos vazhdojmë të kërkojmë ne në Shqipëri eksportuesve të Kosovës të kenë dokumente edhe të Shqipërisë, por një dokument të jetë i vlefshëm për të dyja vendet për eksportuesit apo importuesit. Në kushtet e nevojës për të përparuar më shpejt, shengeni rajonal mbetet një program ku shqiptarët këtej dhe andej kufirit duhet të shohin interesin e tyre strategjik. Nëse futemi bashkë në kornizën e shengenit rajonal mund të hapim kufirin pa asnjë kontroll për njerëzit". 

Ora 11:43
Rama: Mbledhje të përbashkët me qeverinë e Kosovës në shtator, në nëntor kongres (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama pas takimit në Pallatin e Brigadave zhvilloi një konferencë me homologun e Kosovës, Hoti ku tregoi se për cfarë kanë rëndë dakord. "Jemi dakorëdësuar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë lidhur me COVID të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit. Jemi dakordësuar edhe për një tjetër event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë mes nesh, me shpresë se situata do të na e mundësojë në nëntor, ku dy qeveritë të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore, që dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional, ku kryetarët e bashkive dhe komunave, sikur quhen në Kosovë, të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komuniktare dhe potencialin e nismave të përbashkëta" tha ai.

Ora 10:06
Rama pret Avdullah Hotin në Pallatin e Brigadave (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti është pritur nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 04/07/2020 17:48

    KERKON HEKURUDHE QE TE SHPETOJE NGA TAKSA E RRUGES TE KUKESIT,,,KERKON QE TI SJELLE NJEREZIT ME TREN,, HOTI LEGENI,,,edi rama ngreja kuoten ne traun e thirres.....

    Përgjigju
  • BENI: 04/07/2020 17:28

    PO DESHET energji duhet ta bleni si bejne gjithe dynjaja,,,dogana eshte e shtetit shqiptar sepse ketu i thone shqiperi dhe do paguani si c'do vend tjeter,,,ashtu sic eshte dhe rruga e kukesit ,,,,hekurudhat ndertohen mes shteteve kur ka leverdi ekonomike,,,hekurudha mes malesh eshte e kushtueshme,,,duhet nje hekurudhe drejt malit te zi qe eshte e bere qysh ne kohen e komunizmit,,dhe nje hekurudhe me maqedonine,,,dhe prej andej vazhdon ne veri,,edhe kjo eshte e bere deri ne pogradec pak gje duhet dhe lidhet me maqedonine,,,biles duhet dhe nje autostrade e shpejte me maqedonine ,,,te jete e re,,,tre me tre korsi dhe me pagese...

    Përgjigju
  • prenge lleshi: 04/07/2020 17:14

    KY HAJVAN ,,qe e kane bere kryeminister hoti,,na kerkon dogane dhe hidrocentral per kosoven,,,,po taksiratet e juaja do mbaje kryeministri yne i nderuar EDI RAMA ,,, ,,,po ikni mor ndyresira ,,mor shpellare,,edi ka hallet e veta ,,,e nuk i rruhet fare per problemet e juaja ,,zgjidhini vete,,...PTU,PTU,PTU,,RRACE MUTI,,,DHE SA PER TAKSEN E RRUGES TE KUKESIT AJO TE BEHET 50 EURO PER CDO MAKINE QE HYN NE SHQIPERI NGA KOSOVA....../

    Përgjigju
  • Wow: 04/07/2020 01:05

    Na qenka mjerim per shqiptaret EDI, biles nuk e paska syrin drejt Beee-s por drejt Russis.

    Përgjigju
  • Florian: 04/07/2020 01:01

    Vucic nxenesi i kriminelit miloshevic.

    Përgjigju
  • RAQI RAQI KIKIKO: 03/07/2020 17:09

    O Arbër me kë sy e ke pa Ramën me atë me xham apo me atë pa xham. E dëgjuam dhe ne të tjerët Rama i tha qenit vuçic që hyp ktu e shif Stambollin. Ska bisedime pa Kosovēn. E 2 ai i tha evropës është turp që DISKRIMINON Kosovën. E a nuk është e vërtet që vetëm Kosova nuk lëviz e lir pa viza. Me një fjal çfar tha Rama gabim simbas mëndjes tënde të ndritur. Ai foli si BURR I VËRTET SHTETI. Apo për ty është bur shteti lyli 7×7=42. Qumshti është më i lir se uj. A ka njeri më debil se lyli ? ? ? E ta vesh lylin kryeministër Detin ta shiti o Arbër tani po qen Shqiptarët IDJOT ta vejn kryeministë e ty ministër ai e shet tër Shqiprin. Se kto gjëra i ka dhën me fakte o profesor Arbëri.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 03/07/2020 16:35

    U premtoi kryeministr I ri shqiperis Lulzim bash Hajduti qe do te heq taksen. Do ta mbaj premtimin se ky do behet Kryemut jo kryeministr. Ti je thjesht nje plere o Lulush

    Përgjigju
  • Arbëri: 03/07/2020 14:10

    Kam besuar shumë në Ramën deri sa tani e tregoi fytyrën e vërtet të tijë...! Mjerim për shqiptarët që Edi nuk e ka syrin drejt BE-s , por shikon drejt Rusis në mënyrën më tinzare . Qka dhi si është duke menduar kur haptas mundohet ta përqaj popullin shqiptarë në Kosovë dhe jo vetëm, për një qëllim që ta fus serbin prap në Kosovë dhe Shqipëri . Kjo është qmenduri e pa parë e këti shekulli...!!!

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 03/07/2020 13:19

    FAT I PA PAR I SHQIPRIS WË KA NË KRYE NJË INTELEKTUAL TË TILL SI EDI RAMA. ARTIST SPORTIST NJERI ME SHIJE TË HOLL EVROPJANI FAMILE INTELEKTUALËSH SI FIS. FLET 5 GJUH TË HUAJA EKSELENT. ISHALLA SHQIPTARËT E MBAJN DHE NJA 15 VJET NËKRYE TË SHTETIT SEDO I SHOFIN HAJRIN. RROFT SHQIPRIA.

    Përgjigju
  • Shqipetar: 03/07/2020 12:45

    E vetmja zgjidhje per murin e krijuar nga BE per liberalizimin e vizave. JANE PROTESTAT E POPULLIT TE KOSOVES PERPARA AMBASADES SE BE NE TIRANE PROTESTA CDO DITE ME PARRULLA POSHTE DESKRIMINIMI I POPULLIT TE KOSOVES ASHTU SI PO BEHEN NE USA SOT ESHTE DITA E 35 E PROTESTAVE KUNDER BRUTALITETIT TE POLICISE DHE ESHTE ARRITUR DICKA POZITIVE

    Përgjigju
  • Në shtstorë: 03/07/2020 11:56

    Harroje , sepse do ket qeveri tjwtër në Kosovë! Qeveri nga populli e jo “qeveri” krimi si kjo tani !!!

    Përgjigju
    • Taulant: 03/07/2020 13:30

      Po ik o proletar i Albinit se jeni bere qesharake dhe s'e kuptoni qe po ktheheni ne te keqen e Kosoves. E ndate Kosoven ne 20 barrikada do vini te ndani edhe shqiptaret e Shqiperise nga ata e Kosoves. Degjoni dhe reflektoni se kur Rama flet per liderin megalloman qe kujton se eshte ne gjendje te drejtoje rajonin dhe Europen po te kishte mundesi, i drejtohet pikerisht Albinit qe s'ishte ne gjendje te mbante qeverine e vet ne kembe por mendon se i ka aftesite te drejtoje Shqiperine, rajonin dhe gjithe Europen. S'e merr kush Kurtin seriozisht verdalle ama.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?