Kryeministri i Luksemburgut tha se është i lumtur që më në fund iu hapën negociatat Shqipërisë. Ai tha se vendi ynë ka bërë progres, por ka ende shumë rrugë përpara.
“Rruga që keni bërë nga ajo kohë është për ta inkurajuar. Ka ende potencial për marrëdhëniet tona. Kemi firma që po investojnë në rajon, është e rëndësishme që kur të bëjnë zgjedhjet. Shqipëria të jetë zgjedhje. Duhet të vish në Luksemburg për ti bindur palët që të vijnë këtu. Kemi hapur negociatat e anëtarësimit në BE dhe duhet t’iu them që ka shumë gjëra që më motivuan për të bërë avokatin. Nuk mund të mbahen peng për arsye të politikave kombëtare.
Gjëja e dytë, Edi është dikush që i thotë gjërat. Nuk mund të ngushëllojmë kur na kërkoi diçka, është sikur të vësh një fradë dhe kufirin ta shtysh më shumë. Kur detyrat janë bërë duhet të thuash po janë bërë dhe duhet të ecim përpara. Për mua është e rëndësishme që për arsye të dukshme arritën të gjenim një marrëveshje dhe të bënim përpara. Ky është fillimi i rrugës. Folëm sesi mund të bëjmë që Shqipëria të marrë pjesë në mënyrë më aktive. Në këtë para familje, jo thjesht sallë pritjeje të gjejmë forma sesi mund të marrë pjesë”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Kryeministri i Luksemburgut në Tiranë, Rama: Avokati ynë për çeljen e negociatave! Bettel: Keni bërë progres, Shqipëria duhet në BE (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al