Kryeministri i ri i Sirisë Mohammad al-Bashir

Bota

Kryeministri i ri i Sirisë u bën thirrje refugjatëve sirianë: Kthehuni! Ne duhet ta rindërtojmë

12 Dhjetor, 14:39| Përditesimi: 12 Dhjetor, 14:58

  • Share

Në intervistën e tij të parë kryeministri i ri i Sirisë Mohammad al-Bashir foli për 3 objektivat kryesore të qeverisë së re. E para sipas AL Bashir, është rivendosja e sigurisë dhe stabilitetit në të gjitha qytetet e Sirisë.

I dyti do të jetë kthimi i miliona refugjatëve sirianë që janë jashtë vendit. I treti do të prekë ndërhyrjet në infrastrukturë me shërbime për energjinë ushqimin dhe ujin', tha ai për Corriere della Sera

“Kapitali i tyre njerëzor, përvoja e tyre do t’i mundësojë vendit të lulëzojë. Kam një thirrje për të gjithë sirianët jashtë vendit: Siria është tani një vend i lirë që ka fituar krenarinë dhe dinjitetin e saj. Kthehuni! Ne duhet ta rindërtojmë, të rilindemi dhe kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve”, tha ai.

Regjimi i Assadit në Siri ra më 8 dhjetor, kur pushtetin e mori organizata Hayat Tahrir al-Sham (HTS) e shpallur terroriste nga SHBA-ja dhe aleatë të saj.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?