Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një dedikim plot respekt e mirënjohje për Kolec Topallin

26 Maj 2018, 15:39| Përditesimi: 26 Maj 2018, 15:45

  • Share

Kolec Topalli, një burrë i mençur, i ditur dhe i heshtur, që u nda nga jeta duke lënë pas një hije të bardhë respekti për figurën e tij prej spektatori misterioz të vendit ku jetoi..

 Kryeministri Edi Rama

Edhe pse nuk ishte i pranishëm dje ne homazhe, kryeministri i Shqipërisë, i ka bërë një dedikim plot respekt dhe fjalë që nënkuptojnë se Rama përmes kësaj retorike ka çmuar njeriun e dijes, pavarësisht bindjeve të ndryshme politike që kanë pasur të dy personalitetet. Kolec Topalli ka qenë i mënjanuar në periudhën e diktaturës për shkak të biografisë politike. Megjithatë ai punoi me pasion pa i ndërprerë studimet dhe kërkimet shkencore edhe në ato kushte.

Kolec Topalli ka qenë një nga frymëzuesit e parë të lëvizjes demokratike në Shqipëri. Ai ishte dhe mbeti me përkushtimin e tij një ndër intelektualët e shquar të vendit, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Akademiku Topalli e mbylli karrierën e tij me veprën e tij më të rëndësishme “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”. Një muaj më parë profesori u nderua për këtë vepër me çmimin “Çabej” nga Akademia e Shkencave .

Kolec Topalli u lind më 4 dhjetor 1938 në qytetin e Shkodrës dhe ndërroi jetë më 24 Maj 2018, pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 80 vjeçare. Prof. Dr. Kolec Topalli ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ka pasur titullin “Mësues i Popullit”. Ka qenë studiues i gjuhës, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare", njofton Akademia e Shkencave.

Kolec Topalli është autor i dhjetëra librave, artikujsh e kumtesash, si bashkëpunëtor i më shumë se 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit, me botime në 5 gjuhë të huaja. Pedagog i Fonetikës Historike në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe nga viti 1997 ishte bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave. Ka botuar librat: “Theksi në gjuhën shqipe”, “Për historinë e hundorësisë së zanoreve në gjuhën shqipe”, “Zhvillimi historik i diftongjeve të shqipes”, “Sonantet e gjuhës shqipe”, “Fërkimoret e afrikatet e gjuhës shqipe”, etj.

Komento

Komente

  • Arben: 09/04/2020 18:56

    Prof Kolec Topalli ishte nje person i vecante, i paarritshem ne punen e tij. Humbje e madhe per vendin RIP

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?