Kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez

Procesi i integrimit drejt BE-së, kryeministri i Spanjës viziton nesër Tiranën

31 Korrik 2022, 12:43| Përditesimi: 31 Korrik 2022, 13:08

  • Share

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez do të zhvillojë nesër (1 Gusht) një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ceremonia pritëse Pedro Sanchez do të zhvillohet në orën 08:45, jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa orën 11:00 kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll do të mbajnë një konferencë e përbashkët për shtyp. Qëllimi i kësaj vizite zyrtare është përforcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe ekonomike me Serbinë , Bosnje-Hercegovinën , Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe mbi të gjitha për të treguar mbështetje për procesin e tyre të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Vizita e kryeministri spanjoll vjen në kuadër të një turi që ka zhvilluar në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë Veriut dhe Shqipërinë, por nuk ka vizituar Kosovën.

Në vizitën zyrtare në Serbi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, nuk kurseu komentet pozitive për Vladimir Vuçiç, ndërsa mbajti edhe një qëndrim që dihej prej kohësh për çështjen me Kosovën. Në deklaratën për mediat u shpreh se mbështesin dialogun Beograd-Prishtinë, por Spanja mban anën e Serbisë për çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën.

Spanja është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur. Por, javë më parë ky shtet ka dhënë shenja pozitive në përkrahje për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Ne jemi të bashkuar me bindjen e nevojës për të garantuar të drejtën ndërkombëtare dhe integritetin sovran të shteteve. Ne mbështesim Serbinë në çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën”, tha Sanchez. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ddvv: 31/07/2022 17:18

    Me Spanien kemi lidhje te ngushta qe ne kohen ilireve dhe pastaj te Skenderbeut. Duhet te jemi miq te ngushte.

    Përgjigju
  • Arbërori: 31/07/2022 13:38

    Sigurisht se vie në Tiranë për ta perkrahur Serbin para popullit shqiptarë ,e që jan bër si kope delesh të ”të bariut me diplom” Edvin shkjaut shqipfolës. Kështu e kan detyrë primare për ta fundosur shtetësin e Kosovës Rama-Vucici dhe Putini , por ….

    Përgjigju
    • Patriot Kavaja...: 31/07/2022 17:13

      O ZAGARË i Sali Berishës.... Kosova të bashkëpunojë e të boni BASHKIMIN KOMBËTARË...O ZAGARË...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?