Bota

Kryeministri i Sri Lankës njofton dorëheqjen e presidentit pas protestave! Qytetarët të vendosur në largimin e zyrtarëve

11 Korrik 2022, 18:25| Përditesimi: 11 Korrik 2022, 20:17

  • Share

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa ka konfirmuar se do të japë dorëheqjen. Lajmi u konfirmua nga zyra e shtypit e kryeministrit të Sri Lanks dy ditë pasi mijëra protestues sulmuan rezidencat e banimit të dy zyrtarëve të lartë.  Zyra e kryeministrit Ranil Wickremesinghe tha në një deklaratë se ishte informuar nga presidenti Rajapaksa se ai do të largohej të mërkurën.

Por sipas kushtetutës së Sri Lankës, dorëheqja e presidentit mund të pranohet zyrtarisht kur ai të paraqesë dorëheqjen me letër drejtuar kryeparlamentarit, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Presidenti Rajapaksa, vendndodhja e të cilit nuk dihet, nuk ka folur publikisht që pas ngjarjeve të së shtunës. BBC bën të ditur se ai ndodhet në një anije të marinës në ujërat e Sri Lankës. Ai u zhvendos në vend të sigurt përpara se protestuesit të hynin në pallatin presidencial. Presidenti i Sri Lankës është fajësuar për keqmenaxhimin ekonomik të vendit, ç’ka ka sjellë mungesa të mëdha ushqimore, karburantesh dhe ilaçesh prej muajsh. Dorëheqja e tij u njoftua fillimisht nga kryetari i parlamentit të shtunën, por qytetarët iu përgjigjën me skepticizëm idesë se ai do të hiqte dorë nga pushteti.

Sri Lanka është zhytur në një krizë të thellë financiare dhe turmat e qytetarëve të ngritur në protestë thanë se nuk do të largohen derisa të dy të lënë postet e tyre. Qytetarët që u futën në rezidencën presidenciale dhe i vun zjarrin në protestën e së të shtunës thanë se ishte e turpshme që një president i zgjedhur me votë demokratike të largohej në këtë mënyrë.

Politikanë të tjerë në Sri Lanka u takuan të dielën për të diskutuar se si të trajtohet një tranzicion i qetë i pushtetit, ndërsa kryetari i parlamentit tha për BBC se një qeveri e re e koalicionit ndërpartiak duhet të formohet një javë pasi presidenti të largohej zyrtarisht.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?