Bota

Kryeministri i Sri Lankës: Ushtria të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të rivendosur rendin

14 Korrik 2022, 09:17| Përditesimi: 14 Korrik 2022, 22:27

  • Share

SRI LANKA- Kryeministri i Sri Lankës Ranil Wickremesinghe, i cili për momentin është në detyrën e presidentit, i ka kërkuar ushtrisë që të bëjë "çfarëdo që është e nevojshme për të rivendosur rendin". Në një deklaratë për mediat, ai u bëri thirrje protestuesve të largohen nga zyra e tij, ndërtesat e tjera shtetërore dhe të bashkëpunojnë me autoritetet.

"Ne nuk mund ta grisim kushtetutën tonë. Nuk mund të lejojmë që fashistët të marrin pushtetin. Ne duhet t'i japim fund këtij kërcënimi fashist ndaj demokracisë," tha ai.

Mirëpo thirrja e tij nuk u dëgjua nga protestuesit.

"Ne kemi nevojë për udhëheqës të sinqertë dhe të ndershëm për të ndërtuar Sri Lankën tani”, tha një protestues.

Prej ditësh në Sri Lanka kanë vijuar protestat, ku vendi është drejt falimentimit. Banorët e Sri Lankas nuk po konsumojnë të gjitha vaktet, për të ruajtur rezerva, teksa duhet të mbajnë radhë për të blerë karburant, ndonëse në sasi të pakët. Ky është një realitet i ashpër për një vend ku ekonomia ka qenë në rritje të shpejtë, me një klasë të mesme në rritje dhe komode, derisa kriza u thellua.

Ditën e sotme, Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa ka paraqitur zyrtarisht dorëheqjen e tij në një letër dërguar me email Kryetarit të Parlamentit Mahinda Yapa Abeywardenena, sipas një njoftimi nga Zyra e Kryetarit këtë të enjte.

Rajapaksa u largua nga vendi më 13 korrik pa dorëzuar dorëheqjen. Ai u arratis në Maldive, dhe më pas në Singapor, ku thuhet se i dorëzoi atje letrën e dorëheqjes Komisionit të Lartë të Sri Lankës. Më pas, Rajapaksa udhëtoi për në Jeddah, në Arabinë Saudite.

Kryetari i parlamentit ka bërë thirrje që letra origjinale e dorëheqjes të dërgohet në Sri Lanka me avionin e ardhshëm të disponueshëm nga Singapori.

Sa serioze është kjo krizë?
Qeveria ka 51 miliardë dollarë borxh dhe nuk është një gjendje që të paguajë interesat e huave, e aq më tepër që të pakësojë borxhin publik. Turizmi, një motor i rëndësishëm i rritjes ekonomike për këtë vend, është përkeqësuar për shkak të pandemisë, por edhe pas sulmeve terroriste në 2019. Fuqia e monedhës vendase ka rënë me 80% duke i bërë importet më të shtrenjta dhe duke përkeqësuar inflacionin që tashmë është jashtë kontrollit. Kostoja e ushqimeve është rritur me 57% referuar të dhënave zyrtare. Rezultati është se vendi po shkon drejt falimentit, duke mos pasur para për të importuar benzinë, qumësht, gaz gatimi dhe letër higjienike. Problem është edhe korrupsioni politik, i cili ka luajtur një rol jo vetëm në shpërdorimin e pasurive të vendit, por ka ndikuar edhe në gjetjen e një zgjidhjeje për të shpëtuar financiarit Sri Lankën. Anit Mukherjee, një bashkëpunëtor politikash dhe ekonomist në Qendrën për Zhvillimin Global në Uashington, tha se çdo ndihmë nga FMN ose Banka Botërore duhet të vijë me kushte strikte për t'u siguruar që ndihma të mos keqmenaxhohet. Ai shtoi se Sri Lanka është një nga pikat kyçe të transportit në botë, prandaj thekson se nuk duhet lejuar që t'i vijë fundi si shtet.

Ora 22:21
Presidenti i Sri Lankës dorëzon zyrtarisht dorëheqjen

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa ka paraqitur zyrtarisht dorëheqjen e tij në një letër dërguar me email Kryetarit të Parlamentit Mahinda Yapa Abeywardenena, sipas një njoftimi nga Zyra e Kryetarit këtë të enjte.

Rajapaksa u largua nga vendi më 13 korrik pa dorëzuar dorëheqjen. Ai u arratis në Maldive, dhe më pas në Singapor, ku thuhet se i dorëzoi atje letrën e dorëheqjes Komisionit të Lartë të Sri Lankës. Më pas, Rajapaksa udhëtoi për në Jeddah, në Arabinë Saudite.

Kryetari i parlamentit ka bërë thirrje që letra origjinale e dorëheqjes të dërgohet në Sri Lanka me avionin e ardhshëm të disponueshëm nga Singapori.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?