Kryeministri i dorëhequr Adel Abdul-Mahdi dënoi sulmin ajror amerikan që çoi në vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani pranë aeroportit të Bagdadit, duke e quajtur atë një "agresion" kundër Irakut, si dhe një "shkelje të sovranitet ”, dhe duke deklaruar gjithashtu se është një“ përshkallëzim i rrezikshëm i situatës”.
Ai tha gjithashtu se "Vrasja e një komandanti ushtarak Irakian përfaqëson agresion kundër Irakut si shtet, si qeveri dhe si një popull".
"Kryerja e operacioneve të eleminimit fizik kundër eksponentëve të shquar irakenë ose një vendi vëllazëror në territorin e Irakut përfaqëson një shkelje flagrante të sovranitetit Irakian", si dhe një "përshkallëzim të rrezikshëm që mund të shkaktojë një luftë shkatërruese në Irak, në rajon dhe në botë”, - përfundoi Adel Abdul-Mahdi
Lajmi kryesor: