Kosova & Rajoni

Kryeministri irlandez takohet me Kurtin: Të hiqen masat ndaj Kosovës! Po Asocacionit, por kujdes mos të jetë mikroshtet

11 Janar 2024, 12:55| Përditesimi: 11 Janar 2024, 13:03

  • Share

Nga Prishtina, kryeministri i Irlandës Leo Varadkar i kërkoi perëndimit heqjen e masave ndaj Kosovës dhe gjithashtu tha se pret krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Masat kufizuese ndaj Kosovës të hiqen. Të themelohet asociacioni. Nuk duam mikroshtet brenda Kosovës.”- tha kryeministri irlandez.

‘Së pari të garantohet siguria në Kufi. Radoiciç të dorëzohet në Kosovë!’- tha Kurti.

Duke folur për dialogun kryeministri irlandez tha se shpreson që të rregullohen një herë e përgjithmonë mosmarrëveshjet mes Kosovës e Serbisë. Por, homologu i tij Albin Kurti renditi disa nga pikat e marrëveshjes që Serbia ka shkelur.

“Së paku 8 nga nenet e marrëveshjes bazike janë shkelur nga ana e Serbisë, prandaj edhe po insistojnë për nënshkrim të marrëveshjes.’- tha kryeministri irlandez.

Gjatë konferencës, kryeministri i Irlandës tha se e mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe rikujtoi se vendi i tij është ndër të parët që e kanë njohur pavarësinë.

M.Q./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?