Një telefonatë e gjatë dhe e tensionuar ka qënë ajo mes Kryeministrit italian Giuseppe Conte dhe Presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan.
"Gjatë bisedës, e cila zgjati mbi një orë - sipas burimeve në Palazzo Chigi - Kryeministri Conte përsëriti se Italia konsideron se veprimi ushtarak i filluar në Siri është i papranueshëm". Duket se gjatë intervistës ka pasur momente tensioni të madh, përballë thirrjes së fortë dhe të përsëritur nga ana e Kryeministrit Conte për të ndërprerë këtë iniciativë ushtarake, e cila sipas tij, “ ka efekte negative në popullatën civile".
Kryeministri italian shprehu qëndrimin e qeverisë italiane duke i tërhequr vëmendjen presidentit Erdogan ndaj efekteve negative dhe kundërproduktive që po krijon kjo nismë e njëanshme ushtarake në Siri. Conte gjithashtu ftoi presidentin Erdogan që të tërhiqte trupat nga Siria.
Italia e shprehu qëndrimin e saj ndaj ofensivës turke edhe dje nga përtej oqeanit, kur Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë, përsëriti para presidentit amerikan Trump se Italia e dënon me forcë ofensivën turke dhe se lufta mund të derivojë të papritura jo të këndshme në lidhje me ISIS.
Në të njëjtën kohë, Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio nënshkroi një akt të brendshëm në ministrinë e jashtme për të ndaluar shitjet e armëve Turqisë në të ardhmen dhe për të filluar një hetim paraprak për kontratat aktuale, ndërkohë që Forumi Ekonomik i planifikuar italo-turk tashmë është anuluar.