Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu do të udhëtojë javën e ardhshme në SHBA në një vizitë zyrtare ku pritet të takohet me Presidentin Amerikan Donald Trump.
Një ftesë zyrtare iu dërgua atij këtë të martë nga presidenti amerikan i cili bën kështu kryeministrin izraelit të parin zyrtar të huaj që takon që prej marrjes së detyrës dhe i pari lider i huaj që e viziton atë në Shtëpinë e Bardhë.
BBC dhe CBS raportojnë se data e takimit të Trump dhe Netanyahut do të jetë në 4 shkurt dhe detajet e axhendës janë në ndërtim e sipër. Dy liderët pritet sigurisht të diskutojnë rreth situatës në Gaza ku prej pak ditësh ka nisur një armëpushim i brishtë ndërsa së fundmi Donald Trump ka hedhur edhe idenë e zhvendosjes së palestinezëve të gazës me qëllim rindërtimin e zonës.
Për Netanyahun udhëtimi është mjaft i rëndësishëm. Axios që raportoi si fillim për udhëtimin e cilëson një gjest të Trump ndaj Netanyahut për marrëveshjen e armëpushimit.
Zyrtarë izraelitë citohen në mediat botërore të kenë thënë se udhëtimi do të jetë edhe në varësi të shëndetit të Netanyahut i cili së fundmi është operuar në prostatë.
Kryeministri izraelit i ka të kufizuara udhëtimet edhe për faktin se gjykata ndërkombëtarë penale ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të, i cili nuk dihet nëse do të ezekutohet në cdo shtet, ndërsa udhëtimi në shba nuk përbën një rrezik për Netanyahun pasi Shtëpia e Bardhë publikisht ka lënë të kuptojë se nuk do e ekzekutojë atë.