Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka bërë të ditur se Izraeli ka tërhequr ekipin e tij të negociatorëve nga Katari me pretendimin se Hamasi nuk e ka respektuar marrëveshjen për pengjet.
“Hamasi nuk përmbushi pjesën e tij në marrëveshje, e cila përfshinte kthimin e të gjitha grave dhe fëmijëve të mbajtur peng, në përputhje me një listë të dërguar Hamasit dhe të miratuar prej tyre”, thuhet në deklaratë.
Kështu, për momentin, çdo mundësi për dialog është ngrirë dhe shqetësimet për pengjet në duart e Hamasit në Gaza po shtohen. Ndërkohë një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë së Gazës ka deklaruar se të paktën 193 palestinezë janë vrarë dhe 650 janë plagosur në Gaza që nga përfundimi i armëpushimit të premten në mëngjes.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamasi: Gratë dhe fëmijët përbëjnë 70% të të vrarëve në Gaza! Netanyahu tërheq ekipin negociator nga Katari
B.K/ReportTv.al