Justin Trudeau

Kryeministri kanadez ndahet nga bashkëshortja pas 18 vjetësh martesë

2 Gusht 2023, 21:12| Përditesimi: 2 Gusht 2023, 21:13

  • Share

Kryeministri i Kanadasës, Justin Trudeau dhe bashkëshortja e tij Sophie thanë të mërkurën se do të ndahen, një njoftim i papritur që shënon fundin e martesës së tyre 18 vjeçare.

Truedau, 51 vjeç, dhe Sophie Gregoire-Trudeau, 48 vjeçe, u martuan në fund të majit të vitit 2005.

Ata kanë tre fëmijë, më i madhi në moshën 15 vjeçare.

Për Truedau, kjo duket të jetë një përsëritje e dhimbshme e historisë.

I ati, ish-Kryeminsitri Pierre Trudeau u nda nga bashkëshortja e tij Margaret në vitin 1977, kur ai ishte ende në detyrë.

Justin Trudeau ishte vetëm 43 vjeç kur u bë kryeministër në vitin 2015 dhe çifti i veshur me mjaft sqimë tërhoqi vëmëndjen e medias botërore.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe bashkëshortja Sophie Gregoire Trudeau, 22 tetor, 2019.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe bashkëshortja Sophie Gregoire Trudeau, 22 tetor, 2019.

Ai kishte thënë disa herë përpara se të bëhej kryeministër, se çifti kishte hasur mjaft pengesa dhe se “martesa nuk ishte e përkryer, por kishte patur ulje dhe ngritje të vështira”.

Vitet e fundit, Sophie Gregoire-Trudeau ka kufizuar daljet e përbashkëta me bashkëshortin e saj dhe shenjat e nervozizmit ishin të qarta.

Në përvjetorin e martesës së tyre vitin e kaluar, zonja Sophie tha në një postim në rrjetet sociale se "ne kemi kaluar ditë me diell, stuhi të forta dhe gjithçka tjetër, por përsëri nuk ka mbaruar".

Ajo shtoi se “marrëdhëniet e gjata janë sfiduese në shumë drejtime”.

“Sophie dhe unë do donim të ndanin faktin se pas shumë bisedave të vështira dhe kuptimplota kemi vendosur të ndahemi”, shkroi në rrjetin Instagram zoti Trudeau. Edhe zonja Sophie postoi në lloaginë e saj të njëjtin mesazh.

Zyra e kryeministrit tha se çifti ksihte firmosur një marrëveshje ligjore.

"Ata do të mbeten një familje e ngushtë. Sophie dhe kryeministri janë të përqëndruar në përpjekjet për të rritur fëmijët në një ambjen të sigurt, të ngrohtë dhe bashkëpunues”, thuhej në deklaratën e zyrës së Kryeministrit. “Familja do të jetë së bashku për pushime duke filluar nga java e ardhshme”./VOA

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?