Kryeministri kinez: Gati për të bashkëpunuar me BE-në për vaksinat kundër Covid

22 Qershor 2020, 17:11| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 17:15

  • Share

Në samitin e 22-të midis Kinës dhe Bashkimit Europian, përmes një video-konference, Kryeministri kinez Li Keqiang tha se bashkëpunimi me Europën tejkalon konkurrencën.

Ai theksoi se Kina është e gatshme të thellojë si bashkëpunimin për vaksinën ashtu edhe zhvillimin e trajtimit pandemik.

Kryeministri tha gjithashtu se shpreson që Bashkimi Europian do të lehtësojë masat e kontrollit të eksportit.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në Pekin janë regjistruar vetëm nëntë raste të reja të koronavirusit.

Autoritetet kineze kanë raportuar se kjo është shifra më e ulët e regjistruar në dhjetë ditët e fundit

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?