Haluk Gorgun dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

3 Shtator, 21:21| Përditesimi: 3 Shtator, 21:27

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ditën e sotme Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun.

Fillimisht, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, veçanërisht sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përmes, një komunikate për media bëhet e ditur se Kurti ka thënë se Republika e Kosovës do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia, e cila mbetet një prej partnerëve kryesor të Kosovës.

Në takim gjithashtu u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përkatësisht atë të prodhimit të municionit, dhe për kushtet që vendi ynë ofron për investitorë potencialë nga Turqia./Kosovapress

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?