BEJRUT- Kryeministri në largim i Libanit Hassan Diab dhe tre ish ministra janë akuzuar ditën e sotme për neglizhencë lidhur me shpërthimin e portit të Bejrutit, që çoi në vdekjen e qindra personave dhe plagosjen e mijëra të tjerëve në shpërthimin masiv të portit Beirutit.
Fadi Sawan, gjykatësi që heton çështjen akuzoi Diab, ish-ministrat e punëve publike Ghazi Zaeiter dhe Youssef Fenianos dhe ish-ministrin e financave Ali Hassan Khalil, tregon Al Jaezzera.
Diab do të merret në pyetje si i pandehur të hënën në Grand Serail, selia e qeverisë në Bejrut. Ai gjithashtu ka thirrur të tre ministrat të hënën, të martën dhe të mërkurën. Vendimi i gjyqtarit vjen dy javë pasi ai i dërgoi një letër Parlamentit libanez duke u kërkuar anëtarëve të hetonin ministrat lidhur me shpërthimin në një gjykatë të posaçme parlamentare për ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë.
Vendimi për të ndjekur penalisht kryeministrin në largim dhe ish-ministrat bazohet në korrespondencën e shkruar të verifikuar që u është dërguar atyre, duke paralajmëruar zyrtarët rreth gati 3,000 tonë material shpërthyes në portin e Beirutit.
Diab, ka thënë se ai fillimisht mësoi për praninë e materialit shpërthyes më 3 qershor, 2020, por priti derisa një raport nga agjencia e Sigurimit të Shtetit për çështjen t'i dorëzohej në fund të korrikut.