Kryeministri maqedonas: Bashkimi Kosovë-Shqipëri nuk është ide e mirë

10 Mars 2021, 10:53| Përditesimi: 10 Mars 2021, 10:55

  • Share

Bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ishte ide e mirë, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Kryeministri maqedonas tha se ardhmja nuk është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, por integrimi evropian.

“Një Evropë pa kufij në të cilën njerëzit bashkëpunojnë dhe komunikojnë dhe jam i bindur se këto ide janë nga individët që janë pakicë dhe s’kanë të ardhme”, tha ai.

Duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e MiniSchengenit për rritjen e bashkëpunimit rajonal.

Sipas tij, nëse ka bashkëpunim më të madh rajonal, Evropa do t’i respektojë më shumë shtetet e Ballkanit.

 Ai shprehu besimin se çështjet e tjera që mundojnë rajonin do të kapërcehen përmes dialogut.

"Nuk është e lehtë të gjesh një zgjidhje, unë kalova  në disa procese të vështira - ligjin për përdorimin e gjuhës në Maqedoninë e Veriut, kalova një marrëveshje me Bullgarinë, Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, emri kushtetues i vendit ndryshoi dhe nuk është e lehtë, kjo është me të vërtetë e vështirë. Në mënyrë që Serbia, Kosova dhe vendet e tjera të mposhtin të gjitha sfidat e tyre duhet ta bëjnë atë përmes dialogut, diplomacisë, miqësisë, "thotë Zaev.

Diskutimet për bashkimin kombëtar mes shqiptarëve nisën që nga fushata për zgjedhjet e fundit nga aktorë të shumtë në Kosovë. Pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, lideri i saj Albin Kurti u shpreh se aktualisht një gjë të tillë e pamundëson Kushtetuta e Kosovës.

Komento

Komente

  • GOLI: 13/03/2021 15:54

    ORE TE NA BASHKOHET MËMA E TË NGREMË DOLLINË....SA PER KET TRAP MAQEDONSI,I ÇIK IA TREGOJME SHTEGUN PER NE BULLGARISTAN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?