Dimitar Kovaçevski

Kryeministri maqedonas: Kufijtë e shteteve në Ballkan, janë një marrëzi e madhe! Vetëm shtojnë korrupsionin

31 Mars 2023, 15:26| Përditesimi: 31 Mars 2023, 15:37

  • Share

“Kemi qenë shtetet e vetme që nuk kishim kufij, tani jemi të vetmit që kemi kufij”. Kështu u kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski gjatë konferencës së përbashkët me homologen e tij serbe në Beograd teksa foli për kufijtë e rajonit të Ballkanit.

Duke përmendur shembujt e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, Kovaçevski e konsideroi si një ‘marrëzi’ ekzistencën e kujfive në shtetet e Ballkanit. Ai shkoi më tej në këtë arsyetim, duke i cilësuar kufijtë ekzistues si një burim i korrupsionit.

“Nuk ka marrëzi më të madhe se kufijtë e Ballkanit. Do të thotë që nëse shkoni në veri nga këtu në Horvosh, vetëm 200 kilometra nga këtu, nuk ka kufij deri në Skandinavi. Ndërsa nëse doni të shkoni në Ballkan, çdo 100 kilometra keni kufij. Dhe prandaj nuk më pëlqejnë disa projekte, kur më vijnë nga Bashkimi Evropian për financim, përmirësim të kontrollit të kufirit, neve nuk na duhen kufij. Unë e imagjinoj Ballkanin Perëndimor si një rajon pa kufij, të integruar në BE. Kufijtë që ekzistojnë aktualisht, mes vendeve që kanë regjim pa taksa me njëri-tjetrin, që kanë marrëdhënie miqësore, janë vetëm burim korrupsioni dhe asgjë tjetër”, tha Kovaçevski.

Të njëjtën ide për heqjen e kufijve, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski e ka përmendur vitin e kaluar gjatë samitit të ‘Open Balkan’ në Beograd.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?