Kosova & Rajoni

Kryeministri maqedonas Zaev tashmë edhe ministër i financave, riformatohet qeveria

23 Qershor 2019, 14:31| Përditesimi: 23 Qershor 2019, 14:38

  • Share

Kryeministri Zoran Zaev sot nga Vallandova vulosi përbërjen e re qeveritare.

6 ministri do të pësojnë këto ndryshime:

Ministër i ri i bujqësisë Trajan Dimovski, në vend të Lupço Nikollobskit

Ministër i mjedisit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë Naser Nuredini, në vend të Sadulla Durakut

Ministër i kulturës Hysni Ismaili, në vend të Asaf Ademit

Ministër i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski, në vend të Suhejl Fazliut

Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive Sadulla Duraku

Për një kohë të caktuar kryeministri Zoran Zaev do të udhëheqë personalisht me Ministrinë e Financave pas shkarkimit të Dragan Tevdovski.

Zaev tha se gjatë ditë së sotme do të dorëzojë në Parlament listën me emrat e rinj dhe se pret që e njëjta të futet si pikë e rendit të ditës javën e ardhshme.

Pas ndryshimeve të formacionit qeveritar, Zaev ka paralajmëruar edhe ndryshime të zëvendësministrave, sekretarëve shtetërorë, drejtorëve të ndërmarjeve publike dhe të tjera, ku ka nevojë për ndryshime./GazetaExpress

Komento

Komente

  • adamo311: 23/06/2019 18:41

    Te tjeret punojn, per tu marre zili, perkundrejt shumica e Shqipetareve numrojn Tesbih, une jam musliman, e di se cka them! Pershendetje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?