Kosova & Rajoni

Kryeministri Markoviç: Malazezët dhe shqiptarët, urë e fortë evropiane

29 Maj 2019, 14:11| Përditesimi: 29 Maj 2019, 15:01

  • Share

Ditën e sotme në Prishtinë është hapur 'Qendra Malazeze', ku pjesëmarrës ishin krerët më të lartë shtetëror të Kosovës dhe Malit të Zi.

Bashkëpunimi i mirë ndër-fqinjësor ishte edhe baza për qëllimet e përbashkëta të këtyre dy shteteve.

Sipas mediave kosovare, Kryeministri malazez Markoviç, mori sot pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Zhvillim të komunitetit malazez në Kosovë dhe theksoi, se kjo qendër do t’i kontribuojë forcimit të lidhjeve të malazezëve të Kosovës me shtetin amë, Malin e Zi, për të kultivuar identitetin, kulturën dhe vlerat e veta.

“Malazezët në Kosovë dhe shqiptarët në Mal të Zi janë dy shtyllat mbi të cilat qëndron ura e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona. Së bashku do të kujdesemi që ajo të mos jetë një urë e paqëndrueshme ballkanike, por një urë e fortë evropiane”, ka thënë Markoviç.

Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova është shtëpia e malazezëve dhe do kujdeset që të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë të ndihen si në shtëpi.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?