Pas mocionit të mosbesimit në parlament i cili solli dhe rrëzimin e qeverisë në Kosovë, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se “Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje”.
A tha se “Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona”.
Albin Kurti theksoi se qëllimi i këtij mocioni mosbesimi ishte dobësimi i qeverisjes së tij dhe se çdo gjë e për gatitur ishte konjukturale. “Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë. Qëllimi i mosbesimit nuk ishte më shumë rrëzimi i qeverisë se sa dobësimi i qeverisjes”. Sipas tij, mocioni i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell.
Albin Kurti u shpreh se ai do të vazhdojë të jetë të jetë në krye të qeverisë në detyrë dhe para së gjithash tani ka detyrë të luftojë kundër pandemisë nga Covi-19
“Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë”, - tha Kurti.
Lajmi kryesor:
Kosovë-Prishja e koalicionit, Albin Kurti: Rënie për t'u ringritur përsëri. Isa Mustafa: Nuk i tërheq ministrat nga qeveria
//ReportTv.al