Rama-Metës: Pluralizëm nuk do të thotë të dalësh mbi ligjin, opozita do zgjedhje në tetor, por asnjë milimetër pas

23 Qershor 2019, 10:20| Përditesimi: 23 Qershor 2019, 19:55

  • Share

Kryeministri Edi Rama sot është zhvendosur në qarkun e Gjirokastrës për të zhvilluar takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, për të cilat shprehet i vendosur që do të realizohen, pavarësisht dekretit të Presidentit, që i anuloi.

Rama u shpreh se opozita do që zgjedhjet të bëhen tetor, por ai u shpreh i vendosur se do të bëhen të dielën e ardhshme. Duke vijuar me ironinë me kryetaren e LSI-së, kryeministri tha se këtë herë në filxhanin e saj, ka parë një dysh dhe një njësh dhe do t’i thotë Presidentit ta vendosë datën e re të zgjedhjeve më 21 Tetor, se i del edhe një 'T'. Por, ai shtoi se nëse kjo ndodh është e rrezikshme.

Ashtu si dje në Sarandë dhe cdo qytet ku ka qenë, edhe sot Rama është pritur me protesta nga militantët e PD-së dhe LSI-së në Përmet. Grupi i militantëve me ish-deputetët e dy forcave opozitare në krye që po protestojnë tentuan ti bllokojnë rrugën, ndërsa policia kishte marrë masat për shmangien e incidenteve.

Ora 15:39
Kriza politike, Rama: Opozita dhunon në rrugë, Presidenti nga zyra (VIDEO)

Dropulli është ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama, në kuadër të fushatës zgjedhore. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë nuk ka lënë pa komentuar aksionin e opozitës dhe as dekretin e presidentit Ilir Meta.

"Opozita dhunon në rrugë, Presidenti nga zyra. Kush shkon kundër ligjit nuk fiton dot. Presidenti ushtron dhunë anti- kushtetuese. T'i tregojmë Evropës se këtu drejtësia funksionon", tha Rama.

Ora 13:19
'Këngë e valle'/ Tepelena surprizon Ramën: Nuk kisha planifikuar takim, por do të vij (VIDEO)

E ndërsa një pjesë kanë protestuar (opozitarët), pjesa tjetër e qytetarëve të Tepelenës me në krye kryebashkiakun Tërmet Peçi kanë surprizuar kryeministrin Edi Rama. Ata kanë ndaluar eskortën duke e përshëndetur.

Rama ka dalë nga makina dhe u ka thënë se nuk e kishte në planifikuar një takim elektoral në Tepelenë por do të shkojë. "Se këta nuk më kishin vënë takim në Tepelenë, por unë nuk iki pa takim në Tepelenë. Në orën 09:00 takim në Tepelenë" tha Rama.

Ora 11:17
Rama: Kemi shumicën, qeveria nuk rrëzohet me protesta


Referuar protestave të opozitës, kryeministri deklaroi se qeveria nuk rrëzohet me tubime. "Kishte edhe ndër socialistët që thonin shtyj zgjedhjet, kur të jenë gati këta le të vijnë dhe ne i mundim.

Qeverinë nuk e rrëzojnë dot me protesta, ata mund ta kishin djegur edhe parlamentin komplet, por deputetët nuk janë muret. Shumicën në parlament e kemi të fortë, nuk kemi asnjë problem. Ato luftrat në Tiranë nuk i bëjnë gjë qeverisë, por godet turizmin" tha ai.

Edhe sot ai nuk kurseu pa ironizuar Monika Kryemadhin. "Liri (Ilir Meta) caktoje këtë datën këtu se shoh një 2 dhe një 1 shikoj edhe një 'T', por nuk e ai a është Tetor apo...por ti shikoje vetë. Dhe do të dilte Liri dhe do të thoshte bazuar te konsultat dhe informacionet e huaja vendosa këtë datë".

Ora 11:11
Rama: Asnjë milimetër mbrapa, këta lironin kriminelët me leje lindje për fushatë

Edhe nga Përmeti, Rama ripërsëriti vendosmërinë për të mos u tërhequr nga zgjedhjet në 30 Qershor, javën tjetër, pavarësisht dekretit të Presidentit. "Koha kur socialistët mund të merreshin përpara si dele me armë molotov dhe armë të ndryshkura apo kërcënime, ka mbaruar, është tjetër kohë. PS-ja ta kthen si të duash dhe kur të duash.

Po socialistët që të bëjnë një milimetër mbrapa nuk bën vaki kurrë. Burgjet i kanë merak i duan, prandaj edhe burgun e kanë merak të madh.  Prandaj populli nuk i ka muhabetet e kazanëve, kur ishin këta në pushtet, kriminelët liroheshin nga burgu me leje lindësh.

Ky do të lindë, deri në datën e zgjedhjeve duhet të dalë. Nuk shkonin në maternitet, po u nxinin jetën njerëzve nëpër fshatra" tha Rama.

Ora 11:05
'Ika të qetësoja situatën'/ Rama për Bardh Spahinë: Ai vajti në shtëpi, fukarenjtë në burg (VIDEO)

Kryeministri Rama u shpreh se disa nga drejtuesit e opozitës që çuan njerëzit për të sulmuar KZAZ-të u liruan dhe shkuan në shtëpi, ndërsa ata vijojnë që të jenë në burg.

Referuar vendimit të gjykatës dje që ndryshoi masën e arrestit nga burg në arrest shtëpie për ish-deputetin Bardh Spahia, Rama tha se ishte ai që çoi njerëzit atje, pavarësisht se deklaroi se 'vajta ti qetësoj'.

"Disa prej tyre nga këta fakir fukarenjtë nga mendja mbetën në burg. Ndërsa ai që i çoi atje tha unë nuk kam lidhje, vajta ti qetësoj, dhe vajti në shtëpi, në fakt ishte pikërisht ai që i çoi atje. A mund të bëhet burg për këta?"tha Rama.

Ora 10:59
Rama i përgjigjet Metës: Pluralizëm nuk do të thotë të dalësh mbi ligjin (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta deklaroi se mbajtjen e zgjedhjeve në datë 30 Qershor e anuloi me arsyetimin se 'ka mbrojtur parimin kushtetues të pluralizmit politik, mbi të cilin ndërtohet funksionimi i shtetit të së drejtës'. Por Rama, sot nga Përmeti iu përgjigj duke thënë se pluralizëm nuk do të thotë që të dalësh mbi ligjin.

"Pluralizmi është rënia e të gjithëve në një mendje që jetojmë në një shoqëri ku secili ka të drejtë të zgjidhet, por populli ka të drejtën që të zgjedhë. Pluralizmi nuk është imponim i pakicës mbi shumicën apo e kundërta duke dalë mbi ligjin.

Janë bërë si enversitët, njëlloj si ky shoku i Tërmetit, Tritani, më ekstremistë dhe qorra të asaj kohe, pasi të tjerët e kuptuan që bota ndryshoi" tha ai.

Ora 10:51
Rama në Përmet, vlerëson kryetarin e zgjedhur nga PD-ja: Protesta? Shfaqen si çeta


Kryeministri Rama nga Përmeti, bashki që drejtohet nga Niko Shupuli, e vlerësoi kryetarin e bashkisë që drejtohet nga PD-ja, por tha se qyteti në 1 Korrik do të drejtohet nga një e zgjedhur nga PS-ja.

"Këtu në Përmet kemi pasur vullnetin për të mbështetur cdo projekt të kryetarit të bashkisë dhe është në rastet e pakta që kemi gjetur gjuhën e bashkëpunimit dhe ia kemi dalë që vizionin tonë ta jetësojmë të pa bllokuar. Por me Almën do të bëjmë shumë më tepër. Për fatin e keq të demokratëve, që nuk duan të arsyetojnë, pse dhe si PS-ja është forca e duhur dhe duan të kenë partinë e tyre në qeveri.

Ata që sot duhet të ishin para jush, kanë ikur nga gara dhe kanë ndërmarrë ofensivën më të turpshme kundër zgjedhjeve, jush dhe popullit. Janë kthyer në çeta me 50 veta që shfaqen cepave të rrugëve. Flas për demokratët që jetojnë me punën e tyre dhe jo me përsheshin e SHQUP-it" tha ai.

Ora 10:37
I bëri pritë, Tërmet Peçi-ish-deputetit demokrat: Respekte, do e pimë kafen? Rama: Janë shokë (VIDEO)

Në ballë të protestës së opozitës në hyrje të Përmetit për t'i bllokuar rrugën kryeministrit Rama ishte edhe ish-deputeti demokrat Tritan Shehu. Në momentin që kaloi eskorta e kryeministrit, kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi ndaloi makinën, pasi kishte një mesazh për Tritan Shehun.

"Zoti Tritan, respekte, respekte, ej do e pimë kafen pastaj?'. Ndërsa protestuesit vijonin me thirrjet 'Rama ik'.  Ndërsa Rama gjatë takimit u shpreh se 'Shyqyr që ikën nga ura e Leklit se do ta kishte hedhur, se janë edhe shokë

Ata bëjnë si të fortë, kërcënojnë dhe ulërasin se duan të trembin frikën e tyre, si te filmi 'Beni ecën vetë', si e ngre zërin kur kalon në pyll dhe këndon, bërtasin nga frika e tyre. Nga ajo frikë ata do të treten. Edhe ne kemi kusuret tona, por më të mirë se nuk ka".

Ndërkohë që Tritan Shehu ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke u shprehur se Tërmet Peçi provokoi duke tërhequr vëmendjen në mënyrë që Rama, sipas tij të kalonte ilegalisht.

"Rama hyn ne Permet i maskuar! Termet Peci fsheh Ramen midis makinave te militanteve te Tepelenes per tju shmangur zemerimit te popullit te Permetit. Peci per te terhequr vemendjen e popullit te Permetit, qe protestonin tentoi qellimisht te provokonte, nderkaq Rama kaloi ilegalisht e i fshehur.

Sot Rama arriti ne panik ne Permet me 90 minuta vonese se sheshi ishte me karrike bosh, derisa u cfaqen militantet e PS nga Tepelena, Memaliaj, Kelcura e jashte Qarku dhe ai i fshehur midis tyre, nen “garancine” e Termetit.

Nje numer gjigand policesh e armesh ne makinat e tyre nuk mjaftuan per te siguruar Ramen aty. Populli i Permetit, me vlera te pa llogariteshme, sot fitoi perseri" shkruan ai.

Ora 10:33
Demokratët tentuan t'i bllokojnë rrugën, kalon eskorta e Ramës (VIDEO)

Grupi i militantëve opozitarë tentuan ti bllokojnë rrugën eskortës së kryeministrit, ndërsa policia kishte marrë masat për shmangien e incidenteve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • JETON FADIL GJOLEKA [ PEDERAST ]: 23/06/2019 18:18

    O Edi Rama fajtori kryesor për ilir metën je ti se ti e vure president. Kur ti e dije shum mir që ky njeri ishte hajdut e njeriu më i koruptuar në Shqipri. Prandaj për like floririn mbylle gojën mos fol asnjë llaf.

    Përgjigju
  • Albani: 23/06/2019 15:34

    Qeverija gjate ketij mandati deomosdeshmrrisht ta rrise pagen e punetoreve fizik dhe te tjereve te nivelizohen pagat e shqiptareve me ato te rajonit qe me nje page te jetojne shqiptaret ndershmerisht.Ndryshe vijne ne pushtet te tjeret qe te kujdesen qe ky popull te jeton dinjitetshem.Keshtu dhe ja mbyllni gojen opozites parlamentare,kam fjalen per deputet ev PD s dhe LSI it qe "tradhtuan" PD en e Berisha dhe LSI e Ilir Metes

    Përgjigju
  • Viktori: 23/06/2019 13:50

    Nuk mund te quhen opozite PD ja Berishes dhe LSI i Ilir Metes,ato kane perfunduar me deshire ne koshe. Jane parlamentaret e rinj pjestaret e ketyre partive, mund te thirren si opzitite e mrefillte.

    Përgjigju
  • Londra: 23/06/2019 13:27

    Mat mir se ty ska shqipnija per mumenti jepi se je ne rregull. Emigrantet e nershum dhe atdhetar jane ty.

    Përgjigju
  • Ilo: 23/06/2019 12:42

    Normal si ti me 21 Janar ,sa te kete budallenj mire ju a beni ata ne varr ti Kryeminister,Bardh Spahia ne shtepi budallenjte ne burg ,ky eshte sistemi juaj politik, ku te varferit qe kane 1001 arsye te ngrihen shkojne ne burg ndersa juve edhe me gjasme ndalimet na i ktheni ne show mediatik duhet nje revolucion qe kete sistem ta kthesh nga themelet permbys megjithe politikan analist media sepse jeni bere by...lepires te njeri tjetrit.

    Përgjigju
  • Goni: 23/06/2019 12:12

    POPULL KEMI NJE KRYEMINISTER QE TE ZEZEN E TRANSFORMON TE KUQE DHE NJE DISRRESPEKT PER PRESIDENTIN DUKE I THIRUR GJITHMONE NE EMER KY ESHTE PLURALIZMI IZ RAMA

    Përgjigju
    • Ilo: 23/06/2019 12:47

      Te dhje...a mu ne president mune qeveri mu ne sistem hajdutesh politik

  • Victor: 23/06/2019 12:03

    Kamikazet e PDes dhe LSI dogjen mandatet,cfare kerkojne tani!?Populli e ka kuptuar se ky hap i partive tani te djegura me vetemohim kane humbur shansin per ta votuar elektorati tyre. Ato u zevenduan me delegatet e partive qe deshen tinezisht dhe metoda arkaike te vijne ne pushtet.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 23/06/2019 11:57

    Pluralizem do te thote edhe mendim ndryshe. Edi Rama tashi eshte koha qe o ti shporresh njehere e mire keta felliqesira ose do bashkejetosh me to deri sa te kesh jete politike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?