Një deklaratë e kryeministrit polak Donald Tusk, përpara samitit për Ukrainën në Londër një ditë më parë, është bërë virale në rrjetet sociale.
Tusk, me një bllok shënimesh në dorë, shprehu bindjen se Europa mund të jetë një fuqi globale dhe nuk ka pse të kërkojë mbrojtje nga SHBA.
Kryeministri polak tha me ironi se 500 milionë evropianë kërkojnë nga 300 milionë amerikanët që t’i mbrojnë nga 140 milionë rusë.
Sipas Tusk, Europa ka potencialin që, me demografinë dhe ekonominë e saj, mund të jetë një fuqi globale.
Ai e përforcoi argumentin e tij me shifra të forta ushtarake, duke vënë në dukje se Evropa dhe Ukraina kanë 2.6 milionë ushtarë së bashku - më shumë se dyfishi i 1.1 milionëve të Rusisë, teksa nga ana tjetër krahasoi gjithashtu avionët luftarakë dhe sistemet e artilerisë.
Megjithatë, argumentoi ai, kontinenti nuk ka vullnet dhe koordinim, duke e lënë atë tepër të varur nga mbështetja e SHBA.
Tusk kërkoi udhëheqësve evropianë të vendosin më shumë trupa përgjatë krahut lindor të NATO-s, duke përmendur Finlandën, shtetet baltike dhe Poloninë si pika të nxehta kritike.
Komente

Kur beni dhe ju si shtet i forte kjo eshte te bertasesh nga inati , nese nuk do gacmohej Rusia ne kufijte e saj asnje lufte nuk do te ndodhte por kur amerika dhe sherbetoret e saj donin qe ti conin bazat ne kufi atehere dihej se si do te ishte pergjigja dhe tani qe Rusia u vuri te gjitheve para nuk dini si te dilni nga kjo situate o te mbaruar qe beni dhe sikur jeni te forte ju
Përgjigju