Kufiri me Polonine

Kryeministri polak jep alarmin: 100 pjesëtarë të grupit Wanger janë në kufi me Poloninë! Mund të paraqiten si emigrantë

29 Korrik 2023, 16:40| Përditesimi: 29 Korrik 2023, 18:45

  • Share

1690642749_jes.JPG

Luftëtarët e grupit mercenar rus Wagner, që tani janë në Bjellorusi, mund të paraqiten si migrantë dhe të hyjnë në Bashkimin Evropian, ka thënë kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

ë shumë se 100 mercenarë nga grupi Wagner të vendosur në Bjellorusi kanë lëvizur drejt korridorit Suwałki i cili lidh Poloninë me shtetet baltike dhe ndan Bjellorusinë dhe rajonin e Kaliningradit të Federatës Ruse.

“Tani situata është edhe më e vështirë” deklaroi kryeministri polak, Mateusz Morawiecki në një intervistë për Radion Rmf, citon Polsat News.

Kryeministri shprehu shqetësimin se mercenarët nga grupi Wagner "ndoshta do të maskohen si roje kufitare bjelloruse dhe do të ndihmojnë të hyjnë në territorin polak emigrantë të paligjshëm. Ata do të destabilizojnë Poloninë, por gjithashtu ndoshta do të përpiqen të depërtojnë në Poloni duke u paraqitur si emigrantë të paligjshëm, dhe kjo krijon rreziqe të mëtejshme”, shtoi ai

Sipas kreut të qeverisë në Varshavë, ky është "një hap drejt një sulmi të mëtejshëm hibrid në territorin polak".

 Polonia dhe Lituania kanë vendosur tela gjemborë nëpër vijat e tyre kufitare me Bjellorusinë, për të kufizuar numrin e njerëzve që kalojnë ilegalisht në tokat e tyre. 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Polonia: Njerëzit e Wanger po i afrohen kufirit, situata është e rrezikshme! Rusët bombardojnë terminalin e grurit në Kherson


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?