Donald Tusk

Kryeministri polak-qytetarëve: Nëse shihni ushtarë gjermanë, mos bëni panik, kanë ardhur për të na ndihmuar

19 Shtator, 13:26| Përditesimi: 19 Shtator, 13:37

  • Share

Polonia ishte një nga vendet e cila u prek nga moti i keq i cili përfshiu disa nga vendet e Europës Qendrore gjatë kësaj jave.

Presidenti polak Donald Tusk gjatë një takimi që mbajti me ekipin e krizës njoftoi se forca të shumta ushtarake nga Amerika, Gjermania dhe Turqia kanë ardhur vullnetarisht për ndihmë.

Madje në një moment, kryeministri për të zbutur sadopak gjendjen e krijuar në vend nuk i kurseu as batutat para të pranishmëve.

“Nëse shihni ushtarë gjermanë, mos u frikësoni. Kanë ardhur për të na ndihmuar”, tha kryeministri polak Donald Tusk në  Wroclaw, një nga qytetet më të prekura nga moti i keq.

Më 15 shtator pas shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve katastrofike në disa zona të vendit qeveria shpalli gjendjen e katastrofës natyrore.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?