Kryeministri Edi Rama

Politikë
Top 24

Kryeministri komenton vlerësimin e Standard and Poor’s: Morëm “B+", rritje e qëndrueshme ekonomike për 4 vjet

6 Gusht 2018, 09:07| Përditesimi: 6 Gusht 2018, 11:54

  • Share

Pas lajmit të shpërndarë nga ministri Arben Ahmetaj se Agjencia prestigjioze e vlerësimit, Standard and Poor’s dha një tjetër vlerësim pozitiv për ekonominë shqiptare duke konfirmuar notën “B+”, edhe kryeministri Rama komenton në profilin e tij në Facebook këtë renditje. Referuar vlerësimit, Shqipëria pritet të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike për tre apo katër vitet e ardhshme.

Në bazë të këtij vlerësimi: "Shqipëria pritet të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe ka pak gjasa të pësojë çbalancime fiskale ose të jashtme, gjatë tre a katër viteve të ardhshme.Performanca fiskale e vendit është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit, mbёshtetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nga një kuadёr fiskal i pёrmirёsuar, i cili tani përfshin edhe një frenim të formalizuar tё defiçitit (Ligji Organik Buxhetor)"

Po ashtu, "S&P njeh përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar ekonominë informale, për të arritur statusin e kandidatit formal për pranimin në BE dhe parashikon që ecuria fiskale e Shqipërisë të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me vlerësim të ngjashëm. Kjo si rezultat i pritshmërive pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të defiçitit buxhetor nga qeveria".

STATUSI I PLOTE

 

Komento

Komente

  • Wayne: 06/08/2018 13:58

    Të thëm të drejtën; kisha prit noten BB stabël, po ende nuk qënkemi ku shpresoja.

    Përgjigju
  • Landi: 06/08/2018 10:20

    Keshtu shkruanin keto agjensit nderkombetare dhe per Greqin por Greqia vajti ne p*** te semes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?