Politikë

Kryeministri Rama: Asnjë ndërtim pas vitit 2020 nuk do legalizohet, të pavlefshme vetëdeklarimet për godinat me qëllime përfitimi

21 Korrik, 19:15| Përditesimi: 21 Korrik, 20:12

  • Share

Të gjitha ndërtimet pa leje për qëllimi përfitimi që janë legalizuar, do të anulohen. Kështu ka paralajmëruar Kryeministri Edi Rama, duke theksuar se asnjë objekt i ndërtuar pas vitit 2020 për qëllime fitimi, nuk do të legalizohet.

“Legalizimi, është një terminologji abuzive e përdorur nga individë, subjekte që për qëllim fitimi fillojnë zaptime të hapësirave publike dhe pastaj bëjnë vetëdeklarimin që i fut si individë në proces legalizimi. Procesi i legalizimit me ligj është mbyllur në vitin 2020, që asgjë e ndërtuar pas vitit 2020 nuk legalizohet.

Do t’i konsiderojmë të pavlefshme të gjitha vetëdeklarimet për godinat apo ngrehinat me qëllim fitimi, nuk jemi këtu për të diskutuar shtëpitë e familjeve që kanë ndërtuar një shtëpi për të futur kokën, dhe interesi publik do prevalojë në të gjitha rastet kur do duhet të bëhet një ndërhyrje dhe askush nuk mund të nxjerrë një copë letër të thotë jam në proces”, u shpreh Kryeministri Edi Rama në takimin me deputetët dhe drejtuesit e Bashkisë së Tiranës.


Lajmi kryesor:

Rama: Listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet e ndërtimit, reforma e territorit zhvillohet në dy faza! Jo legalizime për ndërtimet pas 2020 (VIDEO)


V.GJ /I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?