Një element i rëndësishëm për të vënë rregull në lidhje me ndërtimet në Shqipëri dhe masat ligjore që do të aplikohen në vijim, është edhe certifikata e përdorimit të objektit në ndërtim.
Në fjalën e tij në prezantimin e paketës ligjore për mbrojtjen e territorit, Kryeministri Rama tha se asnjë objekt në ndërtim nuk do të lidhë ujin dhe dritat pa marrë certifikatën e përdorimit.
“Një element tjetër është që nuk do lidhen më drita dhe ujë nëse objekti nuk do ketë marrë certifikatën e përdorimit. Dhe pasi i fusin njerëzit në apartament i marrin ata peng dhe ikin duke e bërë të pamundur që pallati të konfiskohet sepse njerëzit janë brenda. Kjo nuk do lejohet më. Deri në ditën që do merret certifikata e përdorimit, nuk do ketë as ujë as drita. Edhe lokalet që operojnë pa leje, do rishikojmë këtë komponent sepse ti operon pa leje por unë paguaj ujë taksa drita. Është përgjegjësi e shtetit. Jo”, u shpreh Kryeministri.
Rama theksoi se zbatimi i masave të reja ligjore është domosdoshmëri për rrugën europiane të Shqipërisë.
“Duhet në këtë fazë ku jemi dhe vitet që kemi për të hyrë në familjen e bashkuar europiane, të ndajmë mirë se çfarë është e publikut, e individit, komunitetit, tregtarit, çfarë është e brezave që vijnë dhe çfarë është e brezave që sot punojnë. Këto duhen ndarë sepse ndryshe nuk shkojmë larg dhe ne e kemi bërë këtë vend shumë më të jetueshëm me shumë më tepër rregull. Por për ta bërë Europën e Ballkanit duhet të hedhim hapa të rëndësishëm përpara”.
Lajmi kryesor:
Ndërtuesit që shkelin lejen 5 vite në ‘listë të zezë’! Rama: Nëse shesin apartament dy herë, konfiskim direkt! Aksioni gjithë mandatin
V.GJ /r.k./ReportTv.al